eksperti-banner

Kryetari Stevo Pendarovski, sot pranoi ambasadoren e Austrisë Ruth Caris Stewart.

Në takim u këmbyen mendimet për marrëdhëniet bilaterale mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Australisë, si dhe informacionet për ndodhitë aktuale në dyja vendet, njofton Telegrafi Maqedoni.


Kryetari Pendarovski potencoi interesin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ekonomik dhe këmbimit tregtar.

Siç njoftojnë nga kabineti i kryetarit, Pendarovski theksoi rëndësinë e komunitetit maqedonas në Australi për avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve./Telegrafi/