LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Kuvendit të Përgjithshëm të KB-së e përshëndeti marrëveshjen e emrit me Greqinë

Kryetari i Kuvendit të Përgjithshëm të KB-së e përshëndeti marrëveshjen e emrit me Greqinë
Miroslav Lajcak, EU Special Representative in Bosnia and Herzegovina, was received by Olli Rehn, Member of the EC in charge of Enlargement

Kryetari i Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Miroslav Lajčák në një intervistë ka shkrehur përkrahje për, mbarimin me sukses të bisedimeve mes Maqedonisë dhe Greqisë, e cila u nënshkrua pranë Liqenit të Prespës.

Ai e përshkruajti marrëveshjen si një arritje e madhe.


“Personalisht dhe nga afër morra pjesë në temën dhe e përshëndes efikasitetin e udhëheqjes të Greqisë dhe Maqedonisë, Kryeministrat e saj dhe ministrat e Punëve të Jashtme”, deklaroi duke thënë se procesi i bisedimeve zgjati shumë vite, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në të njëjtën kohë, Kryetari i Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara shprehu bindjen se “tash rruga e Shkupit kah BE-ja dhe NATO-ja është e hapur” dhe se ka shenja pozitive për të ardhmen e rajonit./Telegrafi/