LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Kukësit për zjarrin mbi tunelin e Kalimashit: Kur erdhi ndihma nga Kosova, ne e kishim neutralizuar zjarrin

Kryetari i Kukësit për zjarrin mbi tunelin e Kalimashit: Kur erdhi ndihma nga Kosova, ne e kishim neutralizuar zjarrin

Kryetari i Kukësit, Safet Gjici në një lidhje live për News24 thotë se zjarri mbi tunelin e Kalimashit ishte neutralizuar kur erdhën forcat ushtarake dhe zjarrfikëset nga Kosova.

Gjici thotë se zjarri ditën e djeshme në tunelin e Kalimashit u izolua rreth orës 11 të natës teksa tashmë kanë mbetur vetëm disa trungje që nxjerrin tym.


Ai thotë se në 3 vatrat e tjera në Kukës duhet helikopter pasi për shkak të terrenit të thyer nga toka nuk mund të ndërhyhet.

“Nuk ka më rrezikshmëri. Që nga ora 2 e ditës së djeshme deri në orënt e para të mëngjesit, zjarrfikëset e Shqipërisë, Kukësit, ambulancën e aeroportit, zjarrfikëset e aeroportit, 4 zjarrfikëse po bënin një operacion, kanë ndërhyrë, dhe shuan zjarrin. Asnjë sekondë nuk u ndërpre Rruga e Kombit falë zjarrfikëseve.  Zjarri erdhi shumë shpejt prej erërave të forta, deri mbi tunel, natyrisht që pra të ndalonim dhe izolonim zjarrin nga ora 11 e natës dhe pastaj të shuanim dhe sot që po flasim nuk ka më, thjesht janë disa trungje që nxjerrin tym. Patjetër, erdhën në ndihmë vëllezërit tanë të Kosovës, por kur erdhën ishte neutralizuar zjarri. I falenderojmë shumë për ndihmën. Ka nisur një farë operacioni, por forcat tokësore në malin e Rrunës, vatra të tjera që forcat tokësore as tonat as të Kosovës nuk kanë si të ndërhyjnë. Falë helikopterit po bëhet fikja”, tha Gjici.

Ai shtoi se vetëm ndërhyrja nga ajri në këto 3 vatra bën punë, nga toka është e pamundur.

FSK niset në operacionin e shuarjes së zjarreve në Shqipëri
Lexo po ashtu FSK niset në operacionin e shuarjes së zjarreve në Shqipëri

“Ato janë aty po. Dua të falenderoj FSK dhe zjarrfikëset e Kosovës, por nuk ndërhyjnë dot. Terren shumë i thyer, vetëm helikopteri i shuan, ai po punon në Malin e Rrunës dhe dy vatrat e tjera”, u shpreh ai.

Gazetari e pyeti se a duhet qeveria të ketë një plan pune apo tjetër plan strategjik për të përmirësuar zjarrfikëset?, Gjici shtoi se sa më shumë zjarrfikëse të kemi, se kemi territor shumë të vështirë, patjetër që ka nevojë për ndërhyrje, përmirësime.

“Ne arritëm me një organizim, falë mbështetjes së banorëve, gjithë banorët kanë qenë në mbështetje. Por edhe zjarrfikëset e aeroportit, DMR, janë të përgatitura për fikjen e zjarreve po ashtu dhe ato të Bashkisë së Kukësit. Dua ti falënderoj se 24 orë në 24 prej 5 ditësh rrinë në terrotorin, se zjarret janë në terrene shumë të vështira pasi vetëm me çanta shpine mund të shkohet”, u shpreh Gjici.

Lidhur me atë se a ka përgjegjës për këto zjarre,  Gjici tha se është një dorë kriminale do thoja se janë djegur mijëra hektarë pyje, por organet ligjzbatuese po bëjnë hetime dhe të dyshuarit do dalin para drejtësisë. Nuk kemi emra konkretë, por ekspertët e zjarrfikëses po punojnë me organet për të kapur personat përgjegjës. /News24/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori