LAJMI I FUNDIT:

Kryetarët e rajonit të Prishtinës, sa premtime kanë realizuar që nga marrja e mandatit?

Kryetarët e rajonit të Prishtinës, sa premtime kanë realizuar që nga marrja e mandatit?

Instituti GAP para pak ditësh ka publikuar një raport me disa të dhëna, ku tregohet se sa kanë realizuar premtimet kryetarët e komunave.

Disa nga kryetarët kanë arritur që të përmbushin më shumë se gjysmën e premtimeve të bëra, ndërsa disa prej tyre nuk kanë arritur të realizojnë as pesë nga premtimet e tyre të bëra para se të merrnin mandatin nga qytetarët, transmeton Telegrafi.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama nga 206 premtime ka arritur të realizon vetëm 43 prej tyre.


Gjithashtu, në raport thuhet se 34 nga premtime e tij janë gjysmë të përmbushura, ndërsa po ashtu po bëhet e ditur se 54 nga premtimet kanë filluar të realizohen.

Por sa kanë realizuar premtimet kryetarët e komunave të rajonit të Prishtinës?

Burim Berisha, kryetari i Fushë Kosovës nga radhët e LDK-së, ka realizuar vetëm 4 premtime, nga 35 premtime sa ai ka bërë.

Berisha 6 premtime i ka gjysmë të përmbushura, 7 tjera kanë filluar, ndërsa 18 projekte nuk kanë nisur ende.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nga 61 premtime ka përfunduar 29 prej tyre.

Në raport thuhet se gjysmë të përmbushura janë 11, të filluara janë 11 dhe nuk kanë filluar 10.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Obiliqi, Xhafer Gashi gjithsej premtime kishte bërë 69. Prej tyre ka arritur të përfundon 24, ndërsa 13 premtime janë gjysmë të përmbushura.

Raporti thekson tutje se 16 projekte kanë nisur, dhe po ashtu 16 tjera nuk kanë nisur ende.

Në komunën e Drenasit, janë realizuar 18 premtime. Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci kishte bërë gjithsej 37 premtime, dhe tashmë 18 janë realizuar. 5 tjera janë gjysmë të përmbushura, 7 tjera kanë filluar, ndërsa për 7 tjera thuhet se ende nuk kanë filluar.

Në Lipjan thuhet se janë realizuar 28 premtime nga kryetari Imri Ahmeti.

Ahmeti kishte bërë 61 premtime, deri tani 28 prej tyre janë realizuar, 13 janë gjysmë të përmbushura, 7 kanë filluar dhe 13 ende nuk kanë nisur.

Raportin e plotë mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Zgjedhjet lokale ishin mbajtur në vitin 2021, ku kryetarët e komunave kishin marrë besimin e qytetarëve për të udhëhequr me komunat.

Zgjedhjet për organet vetëqeverisëse lokale mbahen ditën e diele për çdo katër  vite. Zgjedhjet nuk mund të mbahen më herët se gjashtëdhjetë  ditë para përfundimit të mandatit dhe jo më vonë se
30 ditë pas përfundimit të mandatit.

Sipas kompetencave të Presidentit të Kosovës të përcaktuara me Kushtetutë, vendimi i Kryetarit për të caktuar datën e zgjedhjeve bëhet jo më vonë se katër  muaj dhe jo më herët se gjashtë muaj, para datës së zgjedhjeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Lajme
Sekuestrimi i 11 kilogramëve heroinë në Bërnicë të Prishtinës, kryeprokurori i Ferizajt tregon si e kanë zbuluar rastin

Sekuestrimi i 11 kilogramëve heroinë në Bërnicë të Prishtinës, kryeprokurori i Ferizajt tregon si e kanë zbuluar rastin

Drejtësi
Aktakuzë kundër 26 zyrtarëve policorë, të dyshuar për

Aktakuzë kundër 26 zyrtarëve policorë, të dyshuar për "Marrje ryshfeti" në pikën kufitare Vërmicë

Lajme
Vetëdorëzohet avokati Alban Bengasi, do të paguante Nuredin Dumanin për t’i vrarë ish gruan

Vetëdorëzohet avokati Alban Bengasi, do të paguante Nuredin Dumanin për t’i vrarë ish gruan

Lajme
Gjobitet shoferi me 400 euro gjobë, pikë negative e masë mbrojtëse, drejtoi veturën me fëmijë në prehër

Gjobitet shoferi me 400 euro gjobë, pikë negative e masë mbrojtëse, drejtoi veturën me fëmijë në prehër

Kronika e Zezë
Vitia i uron shërim të plotë Kusari - Lilës, bën thirrje që gratë të bëjnë kontrolla të rregullta

Vitia i uron shërim të plotë Kusari - Lilës, bën thirrje që gratë të bëjnë kontrolla të rregullta

Lajme
Kalo në kategori