LAJMI I FUNDIT:

Kryesuesi i OSBE-së sot takon krerët politikë në Kosovë

Kryesuesi i OSBE-së sot takon krerët politikë në Kosovë

Kryesuesi i radhës i OSBE-së, ministri polak i Punëve të Jashtme, Zbigniew Rau, ka mbërritur pasditen e së enjtes në Prishtinë për një vizitë dyditore për t’u takuar me liderë politikë dhe për të diskutuar rreth angazhimit të Polonisë në rajon si kryesuese e radhës OSBE-së.

Ministri Rau do të takohet sot me presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, si dhe me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.

Pjesë e rendit të tij të ditës janë dhe takimet me udhëheqësit e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe me Grupin e Trajnuesve, grup ekspertësh të të drejtave të njeriut i themeluar nga OSBE.

Ai do të vizitojë po ashtu dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që mbështetet nga OSBE dhe Polonia.

Ministri Rau do ta përmbyllë vizitën me një konferencë për media që është planifikuar të mbahet prej orës 16:30 në ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori