LAJMI I FUNDIT:

Kryesindikalisti Zeqiri: Rreth 100 dorëheqje nga Policia gjatë vitit 2023, shumica me përvojë mbi 10-vjeçare

Kryesindikalisti Zeqiri: Rreth 100 dorëheqje nga Policia gjatë vitit 2023, shumica me përvojë mbi 10-vjeçare
Foto: Ilustrim

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2023, rreth 100 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës.

Zeqiri ka theksuar se shumica e tyre janë me një përvojë mbi 10 vjet


Kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka thënë se gjatë vitit 2023 rreth 100 zyrtarë policor kanë dhënë dorëheqje.

Duke theksuar se të shumica (e të dorëhequrve) prej tyre janë më përvojë mbi 10 vjeçare, Zeqiri ka shtuar se dorëheqja po bëhet për shkak të kushteve jo të mira.

“Deri në fund të nëntorit të viti të kaluar dorëheqja vullnetarë kanë dhënë nga Policia 87 zyrtarë policor. Pa përfshirë muajin dhjetor, e që mendoj që ka rrit shifra afër 100 dorëheqje e që nuk janë pak. Po e them me pak përjashtime mund të jetë ndonjë zyrtar që ka filluar para tre ose katër vitesh, përndryshe, të gjithë ata janë më një përvojë 10 ose 15 vjeçare në Policisë e Kosovës”

“Është për dhimbje, për keqardhje se ne po dëmtohemi si institucion, po dëmtohet vetë shteti e në këtë rast vetë populli, kur e din që një pjesë e profesionistëve po ikin për shkak të mbijetesës, nuk po kërkojnë luks”, ka thënë Zeqiri/ TV Dukagjini.