LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Drejtori Nagip Krasniqi vazhdimisht na ka gënjyer

Gashi: Drejtori Nagip Krasniqi vazhdimisht na ka gënjyer

Kryetari i Shoqatës sindikale në termocentralin “Kosova B”, Muharrem Gashi, e ka kritikuar ish-drejtorin e KEK-ut, Ngaip Krasniqi, i cili tash gjendet në paraburgim.

Gashi ka thënë se Krasniqi, vazhdimisht i ka gënjyer punëtorët e KEK-ut. Ai në Debat Plus, e ka përmendur, një rast kur para kryeministrit Albin Kurti, i kishin paraqitur disa kërkesa, dhe se sipas tij Krasniqi kishte gënjyer duke thënë se do t’i plotësonte.


“Para vitit të ri erdhi Kurti, iu drejtova: Në këtë mensë nuk mundemi me ngrënë’. Kurti e ka thirrë Krasniqin. Në praninë tonë tha: ‘Edhe një muaj ditë, rinovohet’. Nagipi na rrejti në sy të kryeministrit. Edhe një muaj ditë kjo mensë lëshohet dhe nuk u lëshua”, tha ai.

Kryesindikalisti i "Kosova B", Gashi: Riparimet në KEK janë bërë sa për sy e faqe
Lexo po ashtu Kryesindikalisti i "Kosova B", Gashi: Riparimet në KEK janë bërë sa për sy e faqe

Gashi ka thënë se ish-drejtori Krasniqi, nuk i ka respektuar punëtorët e KEK-ut, dhe nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre.

“Kurrë një send nuk na ka krye, na ka anashkalu, na ka rëndu. Çdo tre muaj ditë e kemi pas një takim. Nuk i pëlqente, dilte ikte. S’ka pasur qasje të mirë me punëtorët”, ka thënë ai. /Dukagjini/