LAJMI I FUNDIT:

Kryesia e Kuvendit të hënën në rend dite Projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri

Kryesia e Kuvendit të hënën në rend dite Projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri

Kryesia e Kuvendit të Kosovës të hënën mban mbledhjen e radhës, ndërsa në rend dite do të jenë Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në mbledhjen e Kryesisë po ashtu në rend dite janë Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, etj.

Mbledhja e Kryesisë mbahet në ora 09:00.

Ky është rendi i ditës:

  • Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  • Përgatitjet për seancë plenare:
  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës,
  5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës,
  6. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktatit që themelon komunitetin e transportit,
  7. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-078 për Ratifikimin e “Marrëveshjes Bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut në kuadër të Projektit të bashkëpunimit zhvillimor, KSV/019: asistencë teknike në kontekstet e integrimit evropian”,
  8. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-103 për Ratifikimin e ndryshimit dhe plotësimit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës,
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës,
  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,
  14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,
  15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-176 për Hetim Parlamentar,
  16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin e punës,
  17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja,
  18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit,
  19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së,
  20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pagat në sektorin publik,
  21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të agjencive të pavarura,
  22. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për zyrtarët publik,
  23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,
  24. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive,
  25. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/22 për Kinematografinë,
  26. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,
  27. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat,
  28. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
  29. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L -090 për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,
  30. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.06/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 Ligji i Sportit ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për Sport,
  31. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për peticione,
  32. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-049 për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë,
  33. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,
  34. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale,
  35. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Qeverisë për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2017,
  36. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit të Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina Sh. A për vitin 2017,
  37. Shqyrtimi i Raportit vjetor mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2017,
  38. Shqyrtimi i Raportit vjetor i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017,
  39. Emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,
  40. Emërimi i kryetarit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik,
  41. Emërimi i 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
  42. Shkarkimi i z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
  43. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur për Media nga radha e komunitetit jo-shumicë,
  44. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radha e komunitetit serb.
  • Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori