LAJMI I FUNDIT:

Kryeqyteti i Koresë Jugore shtrëngon masat, urdhëron mbylljen e lokaleve shkaku i rasteve të reja

Kryeqyteti i Koresë Jugore shtrëngon masat, urdhëron mbylljen e lokaleve shkaku i rasteve të reja

Shkaku i paraqitjes së rasteve të reja me coronavirus, kryeqyteti i Koresë së Jugut, ka urdhëruar që të mbyllen të gjitha lokalet si baret dhe klubet e natës.

Urdhri i mbylljes së 2,100 diskove dhe klubeve të natës në Seul, ka ardhur pas shtimit të rasteve me coronavirus, pasi u gjet se 18 persona janë infektuar nga vizitori i një klubi në Itaewon, transmeton Telegrafi.


Kjo mbyllje, mund të jetë vetëm fillimi i shtrëngimit të masave në këtë shtet, pasi nuk po mbahet distanca e kërkuar mes personave që ndodhen në një ambient të përbashkët.

“Do t’i vazhdojmë testimet, për të parë se deri ku kemi arritur”, ka thënë kryeministri Chung Sye-kyun, që tha se do të ofrojë të gjithë mbështetjen, për parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Vlerësimi nëse karantina ka pasur sukses, apo ishte e padobishme, sipas kryeministrit korean, varet nga numri i rasteve që do të rezultojnë pasi të hapen klubet e natës, ku njerëzit qëndrojnë së bashku.

Sa më pak, apo aspak njerëz të sëmurë me coronavirus, pasi të jenë hapur këto klube, nënkupton se infeksioni është duke u larguar.

Koreja e Jugut ka shënuar deri më tani 256 viktima nga coronavirusi dhe 10,840 të infektuar, derisa 9,568 janë shëruar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori