LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori special flet rreth hetimeve për listat e veteranëve: Dëmi më i madh buxhetor që nga paslufta (Video)

Kryeprokurori special flet rreth hetimeve për listat e veteranëve: Dëmi më i madh buxhetor që nga paslufta (Video)

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, në konferencë për media lidhur me hetimet që po bëhen për listat e veteranëve tha se mashtrimet me listën e veteranëve i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit dëmin më të madh që nga paslufta.

Millaku në një konferencë për media, ka folur edhe dorëheqjen e prokurorit Elez Blakaj.


Sipas tij, prokurori  Blakaj kishte shkuar tek ai për të kërkuar këshilla shtesë.

Ai tha se Millaku se në aktakuzën e paraqitur nga Blakaj për veteranët mashtrues ka pasur disa lëshime, të cilat është dashtë të rishikohen.

“Dispozitivi është i pakuptueshëm. Çdo gjyqtar mesatarisht që është profesional do ta kthente në plotësim”, tha ai.

Sipas tij, aktakuzës i mungojnë evidencat se kush janë përfituesit nga lista e veteranëve të rrejshëm, numër i cili, sipas këtij dokumenti, arrin në 19.060.

“…Puna ka zgjatë disa muaj, ka kërkuar shumë mund por s’ka qenë shumë e komplikuar. Gjatë hetimeve kam pas kontakt me prokurorin e kam sugjeruar që kur të bëhet finalizimi i 19 mijë emrave, të nxjerrjet ditëlindje emri i tyre dhe detaje tjera”, tha Millaku, i cili theksoi se aktakuza me nënshkrimin e Blakajt i ka shkuar gjatë kohës që Blakaj ishte në pushim.

Sipas kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale Blakaj me aktakuzën e tij ka pasur për synim anulimin e tërë procesit të verifikimit të veteranëve, ndërprerjen e skemës së pagesave dhe po ashtu fillimin e një procesi të ri të verifikimit të veteranëve të UÇK-së.

Millaku bëri të ditur se prokurori Blakaj ka shkuar te ai dhe po ashtu ka folur rreth mundësisë së tij për të shkuar dhe punuar në Amerikë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale tha se i ka treguar Blakajt që Prokuroria do të mbetet keq pasi edhe ashtu ka numër të vogël të prokurorëve, por sipas tij, ai ka qenë vendim i tij për të mirën dhe të ardhmen e familjes së tij.

Për më shumë rreth mashtrimit me listën e veteranëve dhe rastit të dorëheqjes së Blakajt shikoni videon:

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori