LAJMI I FUNDIT:

Kryengritja e Wagner: Sa aeroplanë, helikopterë dhe sa njerëz humbi Rusia?

Kryengritja e Wagner: Sa aeroplanë, helikopterë dhe sa njerëz humbi Rusia?

Duke iu referuar kryengritjes së mercenarëve të Wagner, presidenti rus, Vladimir Putin tha se pilotët rusë u vranë gjatë luftimeve me forcat Wagner gjatë fundjavës.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjatë kësaj kryengritje, duket se u shkatërruan disa aeroplanë.


Në këtë drejtim, “BBC Verify” ka mbledhur së bashku atë që dihet për humbjet.

Çfarë është thënë për humbjet ushtarake të Rusisë?

Presidenti Putin iu referua “pilotëve heronj të rënë” në një deklaratë më 26 qershor. Megjithatë, ai nuk hyri në detaje për numrin e viktimave apo aeroplanëve të humbur.

Në anën tjetër, Yevgeny Prigozhin, bosi i grupit mercenar Wagner, tha se forcat e tij kishin goditur aeroplanët rusë të cilët “po hidhnin bomba dhe po realizonin sulme me raketa” në një përpjekje për të ndaluar përparimin e tyre drejt Moskës.

Si erdhi deri te armiqësia ndërmjet forcave mercenare Wagner dhe ushtrisë ruse
Lexo po ashtu Si erdhi deri te armiqësia ndërmjet forcave mercenare Wagner dhe ushtrisë ruse

Ai “shprehu keqardhjen” që iu desh të rrëzonte aeroplanët rusë.

Ndërsa autoritetet ukrainase pretendojnë se forcat Wagner shkatërruan gjashtë helikopterë rusë dhe një aeroplan gjatë rebelimit të tyre jetëshkurtër të shtunën.

Ndërkohë disa kanale në Telegram, një aplikacion mesazhesh i njohur me blogerët ushtarakë, kanë bërë pretendime të ngjashme për humbjet.

Cilat humbje mund të konfirmohen?

BBC Verify ka shikuar dhjetëra video të marra gjatë luftimeve midis trupave Wagner dhe forcave ruse.

Aty është konfirmuar se një aeroplan ushtarak është rrëzuar në afërsi të qytetit Kantemirovka.

Kjo ishte raportuar gjerësisht në kanale të ndryshme të mediave sociale si një Ilyushin Il-22 – një aeroplan i vlefshëm për të humbur forcat e armatosura ruse.

Fotot e rrënojave u postuan në mediat sociale dhe nga mbeturinat duket se janë një Il-22M, një version i përditësuar i Il-22.

Fjalët “Forca Ajrore Ruse” janë të dukshme në pjesën kryesore.

Putin ua ofron tri opsione mercenarëve të Wagner që morën pjesë në "kryengritjen" në Rusi
Lexo po ashtu Putin ua ofron tri opsione mercenarëve të Wagner që morën pjesë në "kryengritjen" në Rusi

BBC Russian thotë se sipas raportimeve të mediave sociale, gjithsej gjashtë helikopterë janë rrëzuar gjithashtu, duke përfshirë dy helikopterë sulmues.

Dhe BBC Verify ka konfirmuar një video që tregonte një helikopter rus të rrëzuar pranë Pavlosk.

Imazhet e tjera të rrënojave sugjeruan fuqimisht se ky ishte një helikopter Mi-8.

Fotot e më shumë rrënojave u shfaqën gjithashtu në mediat sociale, këtë herë thuhet se tregojnë një helikopter KA-52.

Sa viktima ka pasur?

Kremlini nuk ka konfirmuar se sa njerëz u vranë nga ky rebelim ndërsa Prigozhin tha se asnjë luftëtar i Wagner nuk vdiq, por se “disa njerëz u plagosën”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

Serbia
Mediat e kontrolluara nga Vuçiqi hedhin vrer ndaj vendeve që votuan pro rezolutës për Srebrenicën

Mediat e kontrolluara nga Vuçiqi hedhin vrer ndaj vendeve që votuan pro rezolutës për Srebrenicën

Serbia
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë

Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë

Evropa
Ukrainasit kanë një armë speciale, droni i vogël që shkatërron tanket 45 tonëshe ruse

Ukrainasit kanë një armë speciale, droni i vogël që shkatërron tanket 45 tonëshe ruse

Evropa
Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi

Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi

Serbia
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi

Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi

Azia
Kalo në kategori