LAJMI I FUNDIT:

Kryeministrja e Estonisë: Putini nuk duhet ta fitojë këtë luftë

Kryeministrja e Estonisë: Putini nuk duhet ta fitojë këtë luftë

“Putini nuk duhet ta fitojë këtë luftë”, i tha të dielën Jake Tapper të CNN, kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, duke shtuar se ishte “prekëse” të shihje se çfarë po bën Rusia në Ukrainë.

“Ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur dhe ndihmuar Ukrainën për t’u përballur me këtë luftë. Putini nuk duhet ta fitojë këtë luftë”, ka thënë Kallas, përcjell Telegrafi.


Kallas, që do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të NATO-s, tha se strategjia e NATO-s duhet të fokusohet në përfundimin e luftës.

Ish-deputetja ukrainase duke përdorur një sistem antitank – gazetari i Reuters sjell fotografi nga vija e frontit në rajonin e Kiev
Lexo po ashtu Ish-deputetja ukrainase duke përdorur një sistem antitank – gazetari i Reuters sjell fotografi nga vija e frontit në rajonin e Kiev

“Ka disa aftësi që janë shumë të shtrenjta për çdo shtet individual, por nëse i bëjmë ato së bashku këtu në Evropë për të mbrojtur territoret tona, ne jemi më të fortë”, tha ajo, duke shtuar se kombet duhet të lëvizin për të izoluar Rusinë “në të gjitha nivelet politike që është e mundur”.

Kur u pyet në lidhje me propozimin e Polonisë për të dërguar paqeruajtës në Ukrainë, Kallas tha se së pari duhet të arrihet paqja dhe se Rusia nuk po tregon ndonjë synim për ta arritur atë.

Ministri i Jashtëm i Turqisë thotë se Ukraina dhe Rusia janë afër arritjes së një marrëveshjeje
Lexo po ashtu Ministri i Jashtëm i Turqisë thotë se Ukraina dhe Rusia janë afër arritjes së një marrëveshjeje

“Ne mund të kemi një mision paqeruajtës vetëm nëse kemi paqe, por ju e dini, nëse shikoni se çfarë po ndodh në Ukrainë, paqja nuk është ajo që shohim atje. Është një luftë që po vazhdon dhe nuk shoh se Rusia ka ndonjë qëllim të bëjë ndonjë gjë për të arritur paqen. Pra, së pari duhet të kemi paqe, pastaj ta ruajmë atë”, tha ajo. “Ndonjëherë për të arritur paqen, ne duhet të kemi vullnetin për të përdorur fuqinë ushtarake”.

Kallas tha se nuk e shohin mundësinë e një Lufte të Tretë Botërore në Evropë dhe se përpjekja duhet të jetë për t’i dhënë fund kësaj lufte.

Kallas gjithashtu krahasoi dëbimet që ndodhnin në Mariupol me atë që bëri Rusia në vitet 1940, ku estonezët u futën në “makinat e bagëtive” për t’i dërguar në Siberi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori