LAJMI I FUNDIT:

Kryeministrja britanike takon sot kancelaren Merkel

Kryeministrja britanike takon sot kancelaren Merkel

Kryeministrja britanike, Theresa May do të udhëtojë sot drejt Berlinit për t’u takuar me lideren gjermane, Angela Merkel, derisa po negociohet marrëveshja për Brexit me Bashkimin Evropian, transmeton Reuters.

Zyrtarët gjermanë kanë thënë se janë të frustruar me mungesën e qartësisë së Britanisë, duke ngritur pyetje se çfarë dëshiron ky vend pas ndarjes, dhe për atë se, sa të ngushta do të jenë marrëdhëniet e këtij vendi me BE-në, në fushën e mallrave dhe shërbimeve.

Më herët gjatë kësaj jave, Gjermania i ka bërë thirrje Britanisë të ofrojë plane më “konkrete”.

Derisa politikanët e Britanisë janë të përqendruar në procesin e Brexitit, Gjermania është e fokusuar në formimin e qeverisë së re.

Zyrtarët gjermanë kanë thënë se nuk pritet që Berlini të ndryshojë qëndrimin e tij për Brexit pasi të formohet qeveria e re.

E ardhmja e euro-zonës dhe reformat qeveritare të propozuara nga presidenti francez, Emmanuel Macron shihen si çështje me sfiduese për Gjermaninë në krahasim me Brexitin.

May do të jetë kryeministrja e tretë evropiane e cila takon kancelaren Merkel sot, transmeton Evropa e Lirë.

Pas Berlinit, May do të udhëtojë në Mynih në ditën e shtunë, pasi do të mbajë një fjalim për bashkëpunim në fushën e sigurisë në mes të Britanisë dhe BE-së, pas përfundimit të procesit të Brexitit.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë tha Stoltenberg teksa theksoi se NATO është në bisedime për t’i vënë armët bërthamore në gjendje gatishmërie?

Çfarë tha Stoltenberg teksa theksoi se NATO është në bisedime për t’i vënë armët bërthamore në gjendje gatishmërie?

Botë
Si dhe pse përplasen tufat e shpendëve me aeroplanët?

Si dhe pse përplasen tufat e shpendëve me aeroplanët?

Botë
Shpërthim i madh në qytetin rus

Shpërthim i madh në qytetin rus

Evropa
E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Amerika
Festimet e Kurban Bajramit – imazhe nga disa vende të botës

Festimet e Kurban Bajramit – imazhe nga disa vende të botës

Botë
Autoritetet gjermane japin detaje rreth “konfiskimit më të madh të drogës së klasit A që Evropa ka parë ndonjëherë”

Autoritetet gjermane japin detaje rreth “konfiskimit më të madh të drogës së klasit A që Evropa ka parë ndonjëherë”

Botë
Kalo në kategori