LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri ukrainas thotë se dëmet e drejtpërdrejta në infrastrukturë kapin vlerën e mbi 100 miliardë dollarëve

Kryeministri ukrainas thotë se dëmet e drejtpërdrejta në infrastrukturë kapin vlerën e mbi 100 miliardë dollarëve

Kryeministri ukrainas Denys Shmygal, ka thënë se Ukraina do të ketë nevojë për 750 miliardë dollarë për planin e rimëkëmbjes së vendit si pasojë e pushtimit rus.

Duke folur në konferencën e Lugano ku janë mbledhur investitorët nga e mbarë bota, ai tha se mbi 100 miliardë dollarë vlerësohen të jenë dëmet e drejtpërdrejta në infrastrukturën ukrainase si pasojë e pushtimit rus, transmeton Telegrafi.


Megjithatë ai theksoi nevojën për një plan të rimëkëmbjes që duhet ndarë në tri faza, dhe që faza e parë do të duhej të fokusohej në gjërat esenciale që kanë shumë rëndësi për qytetarët ukrainas, siç është furnizimi i rregullt me ujë të pijshëm.

Flamuri i Ukrainës u ngrit sërish në "Ishullin e Gjarpërinjve"
Lexo po ashtu Flamuri i Ukrainës u ngrit sërish në "Ishullin e Gjarpërinjve"

Shmygal shtoi se qeveria ukrainase beson se çelësi i burimeve të financimit dhe planit për rimëkëmbje, do të duhej të ishte konfiskimi i aseteve të oligarkëve rusë.

Ndryshe ukrainasit po vazhdojnë të mbrohen fuqishëm nga agresioni rus, i cili dita ditës duket se po i humb territoret që në fillimit të pushimit i kishte marrë nën kontroll.

Rasti më i freskët është ai i Ishullit të Gjarprit, nga i cili forcat ruse u tërhoqën pas një operacioni ushtarak të ukrainasve që i detyrohen ta braktisin – duke u shkaktuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në pajisje ushtarake. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Botë
Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit kanë qëlluar

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit kanë qëlluar "një objekt të dyshimtë", ka njoftuar një komandant iranian

Azia
Kalo në kategori