LAJMI I FUNDIT:

Flamuri i Ukrainës u ngrit sërish në “Ishullin e Gjarpërinjve”

Flamuri i Ukrainës u ngrit sërish në “Ishullin e Gjarpërinjve”

Flamuri ukrainas është ngritur edhe një herë në Ishullin e Gjarpërinjve pasi trupat ruse u tërhoqën nga rajoni javën e kaluar, tha sot një zëdhënëse ushtarake ukrainase.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Natalia Humeniuk tha në një konferencë shtypi: “Territori (Ishulli i Gjarpërinjve) është kthyer në juridiksionin e Ukrainës”.

Ndryshe, javën e kaluar, trupat ukrainase e detyruan Rusinë të tërhiqej nga dalja e Detit të Zi, në juglindje të Odesës, që Moska pushtoi në fillim të luftës.

Pse Rusia nuk mundi të mbante edhe më tej “Ishullin e Gjarpërinjve”, një pikë strategjike të Detit të Zi?
Lexo po ashtu Pse Rusia nuk mundi të mbante edhe më tej “Ishullin e Gjarpërinjve”, një pikë strategjike të Detit të Zi?

Rusia kishte përdorur ishullin për të vendosur një bllokadë ndaj Ukrainës, një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të drithërave dhe një prodhues kryesor i farave për vajrat bimore.

Kështu, tërheqja e Kremlinit shënoi një fitore të rëndësishme për ushtrinë ukrainase.

Rusia tha se kishte vendosur të tërhiqej nga aty si një “gjest i vullnetit të mirë” për të treguar se Moska nuk po pengonte përpjekjet e OKB-së për të hapur një korridor humanitar që lejon dërgimin e drithërave nga Ukraina.

Por Ukraina tha se kishte dëbuar forcat ruse pas një sulmi me artileri dhe raketa gjatë natës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori