LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i Sri-Lankës betohet si president i përkohshëm

Kryeministri i Sri-Lankës betohet si president i përkohshëm

Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, është betuar si president i përkohshëm, ndërsa vendi po kalon nëpër një periudhë të rëndë ekonomike dhe trazira.

Ai zëvendëson Gotabaya Rajapaksa, i cili u largua drejt Singaporit pas protestave masive të pashembullta, ku demonstruesit pushtuan pallatin presidencial.


Protestuesit kundërshtuan një shtetrrethim për të festuar dorëheqjen e tij gjatë natës, raporton bbc.

Protestuesit në Sri Lanka ia fusin not në pishinën e presidentit - vërshuan në rezidencën e tij pasi po ia kërkojnë dorëheqjen
Lexo po ashtu Protestuesit në Sri Lanka ia fusin not në pishinën e presidentit - vërshuan në rezidencën e tij pasi po ia kërkojnë dorëheqjen

Sri Lanka po përjeton kaos ekonomik pasi përballet me një mungesë akute të ushqimit, karburantit dhe furnizimeve të tjera bazë.

Procesi i zgjedhjes së një presidenti të ri nga parlamenti do të fillojë të shtunën, me deputetët që ka të ngjarë të votojnë brenda një jave.

Duke qenë se partia qeverisëse ka shumicën, deputetët mendohet se do të mbështesin Wickremesinghe, i cili ka lidhje të ngushta me familjen Rajapaksa.

Kujtojmë se turmat e njerëzve hynë në kompleksin e ish-kryeministrit, duke u përleshur me forcat e sigurisë.

Protestuesit i vunë flakën rezidencës private të kryeministrit të Sri Lankës
Lexo po ashtu Protestuesit i vunë flakën rezidencës private të kryeministrit të Sri Lankës

Ish-presidenti, i cili arriti me gruan e tij dhe dy truproja, nuk ka më imunitet ligjor si kreu i shtetit dhe pozicioni i tij tani është më i pasigurt pasi ai përpiqet të gjejë një vend të sigurt për t’u strehuar.

Ai pritet të qëndrojë në Singapor për ca kohë përpara se të transferohet ndoshta në Emiratet e Bashkuara Arabe, thanë burimet e sigurisë nga Sri Lanka për agjencinë e lajmeve AFP. /Telegrafi/