LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i Malit të Zi propozon hyrjen e partive proruse në qeveri

Kryeministri i Malit të Zi propozon hyrjen e partive proruse në qeveri

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, i propozoi Kuvendit të këtij vendi një përbërje të rikonstruktuar të Qeverisë, e cila nëse votohet, do të përfshijë partitë e Frontit Demokratik prorus (DF) dhe Partinë Boshnjake (BS).

Duke iu adresuar deputetëve, Spajiq tha se Mal i Zi sot është më i bashkuar se kurrë.

“Kjo qeveri është garantuese e stabilitetit dhe pjekurisë. Ne jemi tregues se si serbët dhe shqiptarët, serbët dhe boshnjakët mund të jetojnë dhe punojnë së bashku”, tha Spajiq.


Me propozim të tij, DF-ja do t’i merrte dy poste zëvendëskryeministrash dhe tre ministra.

Ky është riformatizimi i parë i Qeverisë së Spajiqit, e cila u formua në fund të tetorit të vitit të kaluar me votat e 46 deputetëve nga 81 sa janë gjithsej.

Qeverinë, atëkohë, e mbështetën 13 deputetë të partive të DF-së, që u shpërbë së voni – përkatësisht Demokracia e Re Serbe e Andrija Mandiqit dhe Partia Popullore Demokratike e Millan Knezheviqit – me kushtin që t’i bashkohen Qeverisë këtë vit.

Politika e këtyre partive është në kundërshtim me politikën zyrtare të Malit të Zi, i cili është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Këto parti mbështesin heqjen e sanksioneve kundër Rusisë – të vendosura për shkak të agresionit të saj në Ukrainë – nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, janë kundërshtare të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, mohojnë gjenocidin në Srebrenicë, mbështesin kriminelët e dënuar të luftës, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq, etj.

Përveçse mbështesin presidentin rus, Vladimir Putin, udhëheqësit e këtyre partive kanë marrëdhënie të ngushta politike edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me presidentin e Republikës Srpska, Millorad Dodik.

SHBA-ja, në disa raste, ka shprehur shqetësim për përfshirjen në pushtet të partive që kundërshtojnë vlerat euroatlantike.

Shqetësime të ngjashme kanë shprehur edhe institucionet evropiane.

Megjithatë, Kuvendi i Malit të Zi ka zgjedhur Andrija Mandiqin për kryetar në fund të tetorit të vitit 2023. Ai është mbështetur edhe nga përfaqësuesit e Lëvizjes së Spajiqit Evropa Tani. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë urën kyçe në Kursk, pamje nga droni

Ukrainasit shkatërrojnë urën kyçe në Kursk, pamje nga droni

Evropa
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Evropa
Nëse shifrat konfirmohen, Ukraina ka kryer një nga sulmet më të mëdha me dronë në tokën ruse

Nëse shifrat konfirmohen, Ukraina ka kryer një nga sulmet më të mëdha me dronë në tokën ruse

Botë
Snajperi ukrainas u tregua më i shpejtë teksa u gjend ‘ballë për ballë’ me dy ushtarë rusë që tentuan të qëllojnë me granatahedhës

Snajperi ukrainas u tregua më i shpejtë teksa u gjend ‘ballë për ballë’ me dy ushtarë rusë që tentuan të qëllojnë me granatahedhës

Botë
'Kërcënim për të gjithë Evropën': Irani po furnizon Rusinë me raketa balistike, thotë sekretari amerikan i shtetit

'Kërcënim për të gjithë Evropën': Irani po furnizon Rusinë me raketa balistike, thotë sekretari amerikan i shtetit

Botë
Kalo në kategori