LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri izraelit, Netanyahu i uron fitoren Joe Bidenit

Kryeministri izraelit, Netanyahu i uron fitoren Joe Bidenit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu bisedoi sot me presidentin e zgjedhur, Joe Biden, duke shënuar herën e parë që të dy kanë folur që kur demokrati u parashikua të fitonte zgjedhjet presidenciale.

Në një lexim të siguruar nga zyra e kryeministrit, Biden tha se ai mbetet thellësisht i përkushtuar ndaj shtetit të Izraelit dhe sigurisë së tij, ndërsa Netanyahu theksoi lidhjen speciale midis SHBA-së dhe Izraelit, raporton cnn.


“Të dy ranë dakord të takoheshin së shpejti në mënyrë që të diskutonin shumë çështje në rendin e ditës dhe përsëritën nevojën për të vazhduar forcimin e aleancës së palëkundur midis SHBA-së dhe Izraelit”, thuhej në lexim, transmeton Telegrafi.

Telefonata është e rëndësishme sepse Netanyahu – një nga mbështetësit më të flaktë të presidentit Trump – kishte vonuar dukshëm urimin për Bidenin dhe u përpoq të gjente fjalët e duhura kur më në fund e uroj.

Presidenti izraelit, Reuven Rivlin gjithashtu foli me Bidenin për herë të parë që nga zgjedhjet presidenciale amerikane.

“Si një mik i vjetër i Shtetit të Izraelit, ju e dini që miqësia jonë bazohet në vlera që janë përtej politikës partizane dhe se nuk kemi asnjë dyshim që, nën udhëheqjen tuaj, Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për sigurinë dhe suksesin e Izraelit”, Rivlin i tha Bidenit, sipas një leximi të dhënë nga zyra e presidentit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori