LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Hoti fton bizneset përfituese të subvencioneve, t’i përditësojnë të dhënat në EDI

Kryeministri Hoti fton bizneset përfituese të subvencioneve, t’i përditësojnë të dhënat në EDI

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se shumica e bizneseve i kanë pranuar subvencionet në bazë të numrit të të punësuarëve.

Hoti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka ftuar 10 mijë bizneset nga 36.679 sa janë përfituesit total të subvencioneve, t’i përditësojnë të dhënat në EDI.

“Shumica e bizneseve tashmë i kanë pranuar subvencionet në bazë të numrit të të punësuarve. Afërsisht 10 mijë biznese nga 36,679 sa janë përfituesit total të subvencioneve, ende nuk i kanë përditësuar të dhënat në EDI, andaj ftohen t’i përditësojnë këto të dhëna”, ka thënë ai.

Hoti po ashtu tregoi se 60 milion nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike janë destinuar për të përkrahur direkt ekonominë.

“60 milion euro nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike janë destinuar për të përkrahur direkt ekonominë, me fokus në bizneset familjare, ato të vogla dhe të mesme. Me futjen në funksion të të gjitha masave në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje, do t’i tejkalojmë më lehtë sfidat e shkaktuara nga pandemia, ndërsa ekonominë e Kosovës do ta vendosim në një trajektore tjetër të zhvillimit”, ka shkruar në Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori