LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Haradinaj propozon krijimin e sistemit për kompensimin e dëmeve natyrore

Kryeministri Haradinaj propozon krijimin e sistemit për kompensimin e dëmeve natyrore

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me fermerët nga Ferizaj, pas këta protestuan para Qeverisë lidhur me kompensimit të dëmeve natyrore, ka thënë se duhet të krijohet sistemi i kompensimit për këto dëme.

Haradinaj në Facebook ka shkruar se “Krijimi i një baze ligjore për përkrahjen e fermerëve edhe në këtë drejtim, është nevojë e pashmangshme dhe ne do të angazhohemi për këtë aspekt”.


Muharremaj pas të reshurave atmosferike: Dëmet bujqësore në Nepërbisht janë të shumta
Lexo po ashtu Muharremaj pas të reshurave atmosferike: Dëmet bujqësore në Nepërbisht janë të shumta

Shkrimi i plotë i Haradinajt

Në bashkëbisedim me fermerët e Ferizajt që protestuan sot para Qeverisë së vendit, për kompensimin e dëmeve natyrore në kulturat e tyre, theksova se Qeveria në vazhdimësi është munduar t’i shqyrtoj dhe akomodoj kërkesat e fermerëve dhe se edhe kërkesa e tyre do të marr trajtim.

Shpreha nevojën e krijimit të një sistemi shtetëror për kompensimin e dëmeve, nismë kjo e inicuar vitin e kaluar në ekzekutiv dhe e cila nuk është trajtuar asnjëherë më parë.

Krijimi i një baze ligjore për përkrahjen e fermerëve edhe në këtë drejtim, është nevojë e pashmangshme dhe ne do të angazhohemi për këtë aspekt. /Telegrafi/