LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Haradinaj përgëzon kompaninë ajrore ‘Eurowings’ për hapjen e zyrës në Prishtinë

Kryeministri Haradinaj përgëzon kompaninë ajrore ‘Eurowings’ për hapjen e zyrës në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përgëzuar kompaninë ajrore “Eurowings” për hapjen e zyrës në Prishtinë.

Haradinaj pas takimit me drejtorin e përgjithshëm të kësaj kompania, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se hapja e kësaj zyre është një lajm i gëzueshëm për Kosovën.

“Ky është një lajm i gëzueshëm për Kosovën dhe dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për rikthimin e besimit të plotë dhe fuqizimin e partneritetit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, në të gjitha fushat”, ka shkruar Haradinaj, përcjell Telegrafi.

Kompania ajrore 'Eurowings' hap zyrën në Prishtinë
Lexo po ashtu Kompania ajrore 'Eurowings' hap zyrën në Prishtinë

Shkrimi i plotë i Haradinajt

Kosova bëhet nikoqir i bazës së parë në Evropën Juglindore për kompaninë prestigjioze Eruowings, pjesë e Lufthansa Group me qasje në Star Alliance, grupi i parë dhe më i madh i linjave ajrore ndërkombëtare.

I lumtur të kuptoj, përmes Drejtorin Gjeneral të kësaj kompanie, Thorsten Dirks që Eurowings e zgjedhë Kosovën si bazën e saj të për të operuar në rajon dhe për të ofruar mundësi të shumta dhe konkurruese në tregun e aviacionit ajror. Nga ky operim, përveç linjave direkte të reja dhe shtimit të linjave ndërlidhëse, Kosova po shndërrohet në pikë orientuese dhe bazë për zhvillim dhe investime të huaja, me theks të veçantë investimet gjermane.

Ky është një lajm i gëzueshëm për Kosovën dhe dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për rikthimin e besimit të plotë dhe fuqizimin e partneritetit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, në të gjitha fushat.

Lajmi i sotëm, do t’i paraprijë një investimi tjetër që do të rezultojë me hapjen e rreth 300 vendeve të punës, përmes Akademisë që Eruowings dhe Eruokoha, do ta hapin nga muaji shtator 2019, për trajnimin stafit dhe ekuipazhit.

Urime Kosovë! /Telegrafi/