LAJMI I FUNDIT:

Kompania ajrore ‘Eurowings’ hap zyrën në Prishtinë

Kompania ajrore ‘Eurowings’ hap zyrën në Prishtinë

Kompania ajrore që funksionon me çmime të ulëta Eurowings, ka hapur zyrën e saj në Prishtinë.

Eurowings nga data 19 qershor do të rris numrin e fluturimeve nga Prishtina, Dyseldorfi, Mynihu dhe Shtutgarti. Në total, kompania do të ofron mbi 60 fluturime në javë.

“Eurowings është shndërruar në numër të fortë midis tre linjave ajrore në Evropë. Ne po e konsolidojmë këtë status duke zgjeruar rrjetin tonë në drejtimin e Evropës Lindore. Prishtina do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë kontekst”, ka thënë drejtori i Eurowings, Thorsten Dirks, përcjell Telegrafi.

Sipas kompanisë, në ditët në vijim do të mund të bëhen rezervimet e biletave. /Telegrafi/