LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Haradinaj nderoi humanistin Halil Kastrati me dekoratën e Kryeheroit Gjergj Kastrioti -Skënderbeu

Kryeministri Haradinaj nderoi humanistin Halil Kastrati me dekoratën e Kryeheroit Gjergj Kastrioti -Skënderbeu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim themeluesin e shoqatës bamirëse, “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.

Në një njoftim për media nga zyra e kryeministrit, thuhet se kryeministri Haradinaj shprehu respektin për punën e Kastratit dhe gjithë organizatës që ai drejton në shërbim të familjeve dhe njerëzve në nevojë.


“Qeveria e Kosovës është duke punuar në vazhdimësi që qytetarëve të vendit t’iu ofrojë një jetë të dinjitetshme, megjithatë gatishmëria e njerëzve të vullnetit të mirë dhe puna humanitare sikurse e z. Kastrati është gjithmonë e mirëseardhur”, tha kryeministri Haradinaj, duke vlerësuar angazhimin dhe humanitetin e tij për t’iu dal në ndihmë familjeve dhe njerëzve në nevojë.

Kryeministri Haradinaj, po ashtu shprehu gatishmërinë e Qeverisë së vendit për mbështetjen në projektet e kësaj organizate, me theks të veçantë mbështetjen për ndërtimin e një jetimoreje për fëmijët e braktisur.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj në emër të Qeverisë së Kosovës, në shenjë falënderimi për punën e madhe humanitare, si një vlerë komplementare, ka nderuar me dekoratën e Kryeheroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, humanistin dhe themeluesin e shoqatës bamirëse, “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.

Ndërkaq, themeluesi i shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati u shpreh mirënjohës për pritjen dhe dekoratën e dhënë nga kryeministri Haradinaj për të cilën tha se ia dedikon të gjithë shqiptarëve të vullnetit të mirë të cilat janë kontribuuesit kryesor dhe i vetmi burim i financimit të shoqatës, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori