LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Haradinaj: MZHR partneri i ri i Komunave të Kosovës

Kryeministri Haradinaj: MZHR partneri i ri i Komunave të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me kryetarët e Komunave të Kosovës mori pjesë në lansimin e Programit për Zhvillim Rajonal për vitin 2018, të Ministrisë e Zhvillimit Rajonal (MZHR).

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës është aktive me projekte, që janë grante për komunat, si projektet me ujërat e zeza dhe në të tilla që sigurojnë një zhvillim rajonal të balancuar.

“Më 26 shkurt 2018 në Londër, mbahet Samiti i vendeve të Ballkanit me BERZH-in. Me këtë rast, kryetarët e Komunave inkurajohen të përgatisin projekte që kanë arsyeshmëri të lartë dhe të cilat përmes Qeverisë, i propozohen BERZH-it në atë Samit” tha Kryeministri Haradinaj.

Në këtë takim, Kryeministri Haradinaj, ka kërkuar nga kryetarët e komunave, mobilizim të Drejtorive të Arsimit që testi PISA këtë vit të dal i suksesshëm. “Nëse në një komunë të caktuar testi del i dobët shumë, është problem. Ju kisha lutur që ta merrni përsipër gjendjen”, tha kryeministri Haradinaj.

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, tha se është punuar në funksionalizimin e ministrisë, hartimin e programeve dhe planeve për vitin 2018, si dhe për planifikimet e ardhshme, ku në kuadër të planeve të MZHR-së, janë edhe programet zhvillimore.

“Programi i zhvillimit rajonal i lansuar sot u dedikohet komunave, përmes të cilave do të përkrahen projektet e investimeve kapitale që ndikojnë në zhvillimin socio-ekonomik të vendit”, tha ministri Demiri.

Në këtë takim, folën edhe zëvendësministri i MAPL-së, Beqir Fejzullahu dhe kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli, njëherësh kryetar i Komunës së Shtimes, ndërsa prezantimin e programit për zhvillim rajonal të balansuar e prezantoi Besim Kamberaj, u.d.i Sekretarit të Përgjithshëm të MZHR-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori