LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri francez nuk ia ka frikën ISIS-it për evropian

Kryeministri francez nuk ia ka frikën ISIS-it për evropian

Siguria në Evropianin francez është një prej çështjeve më të diskutuara kohët e fundit pas ngjarjeve tragjike të Parisit dhe Brukselit.

Vendi organizator megjithatë po bën maksimumin që të garantojë një Evropian të qetë dhe për këtë arsye, Kryeministri francez, Manuel Valls mbajti një konferencë për shtyp për mediat, ku foli për masat e sigurisë që vendi i tij po merr për mbarëvajtjen e turneut.


“Terroristët nuk dëshirojnë të na lejojnë që ne të bëjmë një jetë të qetë. Ata nuk dëshirojnë që ne të jetojmë, duke na frikësuar që ne të mos përcjellim aktivitete të rëndësishme sportive dhe kulturore. Ndaj për këtë arsye Evropiani duhet të luhet dhe ashtu do të ndodhë”.

“Shtatë deri në tetë milion njerëz pritet të jenë të pranishëm në Francë këtë verë vetëm në Fan Zone që ne kemi ndërtuar për ta. Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve ka biseduar me të gjithë kryebashkiakët e qyteteve që do të mirëpresin eventin në mënyrë që garantohet siguria brenda këtyre ambienteve dhe masat që do të merren do të jenë të njëjta me atë të Evropianit. Këto zona do të jenë të mbrojtura dhe do të ketë kontrolle të imtësishme si të çantave ashtu dhe të njerëzve”.

Kryeministri francez gjatë fjalës së tij ftoi dhe njëherë të gjithë tifozët që të jenë të pranishëm në Evropian duke qenë i qartë në deklaratat e tij:

“Siç e kam thënë shpesh, ne do të bashkëjetojmë me rrezikun e terrorizmit për disa vite. Sigurisht duhet të tregohemi të kujdesshëm, por na duhet të bashkëjetojmë me këtë rrezik dhe në këtë fjali që sapo thashë thelbi i gjithçkaje është jeta. Ne do të vazhdojmë të jetojmë”.