LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri britanik zbulon sanksionet ndaj pesë bankave ruse dhe tre ‘miqve të Putinit’ – në ‘breshërinë e parë’ pas vendimit të fundit të Kremlinit

Kryeministri britanik zbulon sanksionet ndaj pesë bankave ruse dhe tre ‘miqve të Putinit’ – në ‘breshërinë e parë’ pas vendimit të fundit të Kremlinit

Boris Johnson njoftoi sot sanksione ndaj pesë bankave ruse dhe tre individëve me ‘vlerë të lartë neto’ në ‘breshërinë’ e parë të përgjigjes perëndimore ndaj pushtimit të Ukrainës.

Sipas mediave britanike, kryeministri dënoi agresionin e Vladimir Putinit dhe i vlerësoi justifikimet e tij si ‘absurde’ ndërsa zbuloi masat në një deklaratë, përcjell Telegrafi.


Duke paralajmëruar se NATO dhe aleatët e saj duhet të jenë gati për ‘fazat e ardhshme’ të ‘planit’ të Putinit, ai sugjeroi se do të ketë lëvizje për të parandaluar tregtimin e bizneseve ruse në dollarë dhe paund.

“Sot, Britania e Madhe po sanksionon pesë bankat ruse të mëposhtme: Rossiya, IS Bank, General Bank, promsvyazbank dhe Black Sea Bank”, tha kryeministri para Dhomës së Përfaqësuesve.

Shefi i spiunazhit të Rusisë filloi të belbëzonte ndërsa Putini kërkoi nga ai 'të ishte i drejtpërdrejt' rreth dekretit për dy rajonet në Ukrainën lindore
Lexo po ashtu Shefi i spiunazhit të Rusisë filloi të belbëzonte ndërsa Putini kërkoi nga ai 'të ishte i drejtpërdrejt' rreth dekretit për dy rajonet në Ukrainën lindore

“Dhe ne po sanksionojmë tre individë me vlerë neto shumë të lartë: Gennady Timchenko, Boris Rotenberg dhe Igor Rotenberg”.

Ai shtoi: “Çdo pasuri që ata mbajnë në MB do të ngrihet, individëve në fjalë do t’u ndalohet të udhëtojnë këtu dhe ne do t’i ndalojmë të gjithë individët dhe subjektet e Mbretërisë së Bashkuar të kenë ndonjë marrëdhënie me ta”.

Gjermania godet Rusinë, suspendon certifikimin e gazsjellësit 'Nord Stream II'
Lexo po ashtu Gjermania godet Rusinë, suspendon certifikimin e gazsjellësit 'Nord Stream II'

Johnson ‘përshëndeti’ kancelarin gjerman Olaf Scholz për vendimin e tij ‘të guximshëm’ për të suspenduar prizën e gazsjellësit Nord Stream 2.

Dhe ai e bëri të qartë se mbështet mos mbajtjen e finales së futbollit të Ligës së Kampionëve që do të ndodhë në Shën Petersburg këtë vit.

Por, aktivisti kundër Kremlinit, Bill Browder, shprehu menjëherë zhgënjimin për përgjigjen ‘shumë të vakët’, duke theksuar se oligarkët e përmendur kanë qenë në listën e sanksioneve të SHBA për disa vite.

Ndërsa Keir Starmer i kërkoi kryeministrit të shkojë më tej, duke thënë se bizneset ruse duhet të ndalohen të përdorin sistemin e mesazheve financiare ndërkombëtare Swift dhe që kanalit RT të Moskës duhet t’i ndalohet transmetimi.

Siç thuhet më tej, Konservatorët apeluan që zoti Johnson të nxirrte paratë e ‘pista’ nga Britania e Madhe ‘rubla për rubla’. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori