LAJMI I FUNDIT:

Shefi i spiunazhit të Rusisë filloi të belbëzonte ndërsa Putini kërkoi nga ai ‘të ishte i drejtpërdrejt’ rreth dekretit për dy rajonet në Ukrainën lindore

Shefi i spiunazhit të Rusisë filloi të belbëzonte ndërsa Putini kërkoi nga ai ‘të ishte i drejtpërdrejt’ rreth dekretit për dy rajonet në Ukrainën lindore

Kreu i shërbimit të spiunazhit të Rusisë është gjendur në një situatë jo të lehtë, madje duke belbëzuar fjalët e tij ndërsa presidenti rus Vladimir Putin insistonte që ai të përgjigjej rreth asaj nëse ai e mbështeste vendimin për të njohur dy rajone separatiste të mbështetura nga Kremlini në Ukrainë si shtete të pavarura.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një video tregoi shkëmbimin e fjalëve në mes Putinit dhe Sergei Naryshkin, shefit të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, në një takim të këshillit të sigurisë të hënën, gjatë të cilit Putini pyeste një nga një secilin prej anëtarëve.


Dhe Naryshkin duket se kishte probleme në të shprehur qartazi nga fjalët e tij ndërsa Putini e ndërpret atë disa herë.

Sipas The Guardian, Putin po i bënte presion Naryshkinit nëse ai mbështeste njohjen e Donetskut dhe Luhanskut si shtete të pavarura dhe jo si pjesë të Ukrainës.

Dhe madje Putini insistoi dy herë Naryshkinin për të “folur drejtpërdrejt!”

Naryshkin u përgjigj se ai mbështeti rajonet që “të bëheshin pjesë e Rusisë”, duke e shtyrë Putinin t’i thoshte atij se kjo nuk po diskutohej aktualisht dhe se njohja e tyre si shtete të pavarura ishte e vetmja gjë që po shqyrtohej aktualisht.

Ndryshe, disa orë pas takimit, Putin mbajti një fjalim të gjatë në të cilin njoftoi se Rusia po njihte Donetsk dhe Luhansk si shtete të pavarura dhe urdhëroi trupat ruse të futeshin në rajonet përkatëse.

Një veprim i tillë i tij u ndoq me dënimin e shpejtë nga Perëndimi, me Shtëpinë e Bardhë që vendosi sanksione ndaj rajoneve menjëherë pas kësaj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

Evropa

"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut

Botë
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Botë
Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Botë
Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin

Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin

Azia
Kalo në kategori