LAJMI I FUNDIT:

Kryemadhi zbulon sa i shiti çizmet me të cilat goditi Edi Ramën në parlament

Kryemadhi zbulon sa i shiti çizmet me të cilat goditi Edi Ramën në parlament

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte e ftuar në “Zonë e Lirë’, ku komentoi momentin që qëlloi me çizme kryeministrin Edi Rama në sallën e parlamentit.

E pyetur nga moderatori Arian Çani se çfarë ndodhi me çizmet, ajo tha se dikush i bleu për 1 mijë euro.


Ajo tha se kjo shumë do t’i dhurohet shtëpisë së fëmijëve në Sauk, nga 0-6 vjeç.

Ndërsa shtoi se çizmet i kishte blerë vetëm 120 mijë lekë. /lapsi.al/