Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Bedri Halimi, është shpallur i pafajshëm nga akuzat për korrupsion, në rastin e njohur si “Brezovica”.
Kjo pasi Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Halimi, përmes një postimi në Facebook.
“Gjykata e Apelit, e ka vërtetuar Aktgjykimin e shkallës së parë, të Gjykatës Speciale, për pafajësinë time, në rastin e Prevallës”, ka shkruar Halimi.
Kjo është konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit, përmes një përgjigjeje për Telegrafin.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të ngritur më 18 nëntor 2019, Bedri Halimi duke punuar si kryeinspektor i Inspektoratit të Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), kompetent për inspektimin e punimeve ndërtimore në Parkun Nacional “Sharri” në Prevallë, me dashje nuk i ka kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuara me vendimin e ministrit të MMPH-së Nr.34/13 të datës 15 nëntor 2013, me të cilin urdhërohet rrënimi i objekteve pa leje brenda Planit Rregullues Urban në Parkun Nacional, në atë mënyrë që edhe pse e ka hartuar planin për zbatimin e urdhëresës në 4 faza, atë nuk e ka përmbushur.
Sipas aktakuzës, në fazën e parë ishin rrënuar 180 objekte, në fazën e dytë nga 28 vendime për rrënim, janë zbatuar vetëm 20, duke mbetur edhe 8 vendime të pazbatuara.
Sipas prokurorisë, në fazën e tretë nga 45 vendime për rrënim, 16 ishin revokuar, ndërsa 29 vendime kanë mbetur të pazbatuara, kurse faza e katërt fare nuk ishte implementuar, ashtu që nga 14 dhjetorit 2013 e deri tash nuk ka zbatuar as një prej vendimeve edhe pse të njëjtat janë ende në fuqi.
Ndërsa, Enver Bytyqi, Nexhmedin Musliu, Bashkim Krasniqi dhe Ruzhdi Daka, sipas aktakuzës si inspektorë të ndërtimit në Drejtorinë e Inspektoratit të Komunës së Prizrenit, kanë qenë përgjegjës për inspektimin e punimeve ndërtimore në Parkun Nacional, në periudhën kohore nga 22 qershor 2006, e deri më 3 maj 2013, kur MMPH-ja me vendimin M.Nr.1498/13, e ka urdhëruar ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve ndërtimore në zonën e Prevallës.
Sipas PSRK-së, të njëjtit me dashje nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare konform Ligjit për Ndërtim nr. 2004/15, nuk e kanë bërë mbikëqyrjen inspektuese të ndërtimeve, nuk kanë urdhëruar pezullimin e ndërtimit dhe nuk i kanë iniciuar procedurat e parapara me ligj, ashtu që gjatë këtyre shtatë viteve e kanë lejuar ndërtimin e disa qindra objekteve pa leje ndërtimi, duke reaguar vetëm në disa raste.
Prokuroria pretendonte se Enver Bytyqi, ishte i përfshirë në tri raste të ndërtimeve të palejuara të pronarëve Sezo Beqiri, Fehmi Beqaj dhe Muharrem Brando, kurse Nexhmedin Musliu në dy raste, të pronarëve Irfan Beqiri dhe Blerim Bajraktari. Tutje, thuhet se Bashkim Krasniqi ishte i përfshirë në një rast të pronarit Hazir Merlaku dhe Ruzhdi Daka në një rast të pronarit Kadri Bajrami.
Me këto veprime, PSRK-ja tha se këtë mënyrë ata kanë shkaktuar degradimin e mjedisit në masë të madhe, kurse secilit pronarë të objektit të ndërtuar pa leje, iu kanë mundësuar përfitimin e dobisë pasurore në vlerë mesatare prej 10 mijë e 500 euro./Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Kurrë mos u kthefshin”, Peci “mallkon” opozitën, Mushkolaj ia përmend “punësimet familjare” në ministri

Për deklaratën e Liburn Aliut se Kosova është shtet i përkohshëm, Deda: I ka bërë dëm Kurtit, Osmanit dhe qeverisë së vet

INTERPOL-i lëshon fletarrest për Milan Radoiçiqin

Ambasadori gjerman, Rohde: E paimagjinueshme që NATO në Kosovë të sulmohet

A mund të gjykohet Naim Murseli në Suedi - juristët japin opsionet bazuar në ligjet e Kosovës

Si po trajtohen në paraburgim Naim Murseli dhe të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridonës? - flet drejtori i burgjeve

Hapësirë e përshtatshme për zyre në qendër të Pejës ID-251

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual

Serbi tentoi ta luante të zgjuarin te Dortmundi duke fyer Terziqin, klubi gjerman ia tregon derën

Monika Salihu: Mbrëmjen që jam eliminuar, nuk erdhi askush nga familjarët të më merrte

Gjykata e BE-së vendos se simbolet fetare mund të ndalohen, si do të funksionojë?

Dyshohet se 40 shqiptarë në Ballkan kryejnë vrasje me porosi

Avokati Berisha: Në darkën e fundit të Liridonës ishte edhe vrasësi i saj