LAJMI I FUNDIT:

Kryeimami i Novi Pazarit: Konvertimi i familjes serbe në islam, kjo është e vërteta

Kryeimami i Novi Pazarit: Konvertimi i familjes serbe në islam, kjo është e vërteta

Ditët e fundit nëpër disa portale të rajonit është shpërndarë lajmi për kalimin në Islam të një familjeje serbe nga Beogradi në një xhami të Novi Pazarit.

Ato ia atribuuan këtë kalimi një darke me imamin dhe stafin i xhamisë së këtij qyteti. Por Asmir Crnovrsanin, kryeimam i Novi Pazarit, ka tjetër version.


“Çdo vit kemi disa raste kur njerëzit vijnë me dëshirën për ta pranuar islamin, dhe kjo nuk përbën më një gjë të rrallë në Serbi”, thotë Crnovrsanin, njeriu që priti këtë javë familjen Novakoviç nga Beogradi, e cila kaloi me vullnet të lirë në Islam.

Akuza për familjen ortodokse serbe që u konvertuan në myslimanë: “E shitët fenë për një darkë”!
Lexo po ashtu Akuza për familjen ortodokse serbe që u konvertuan në myslimanë: “E shitët fenë për një darkë”!

Çifti Bojan dhe Natasha me bijtë e tyre Filip dhe Ognjen kanë dëshmuar shehadetin – fjalën e dëshmisë për të qenit mysliman – para Crnovrsanin.

Çifti më pas ka vendosur të quhet Ismail dhe Edina, ndërsa fëmijët morën Esad dhe Hamza.

“Ata kishin kohë që e studionin Islamin, pasi ishin njohur me një familje myslimane në Beograd. Dhe kjo i kishte shtyrë që të interesoheshin për fenë islame me lexim librash”, tregon Crnovrsanin.

Pra, ndryshimi sipas tij nuk ka ndodhur brenda natës.

“Në fakt e gjitha kjo zgjati disa muaj. Ata janë të rinj, të suksesshëm, të arsimuar. Bojani, respektivisht Ismaili, është një programues profesionist për IT. Ata janë një familje shumë e sjellshme dhe intelektualisht e ngritur. Por me rëndësi ishte roli i një prej studentëve tanë të Medresesë në Novi Pazar, tani dhe muezin”, tregon ai.

I riu shkoi tek të afërmit në Beograd ku u njoh me familjen Novakoviç.

“Mes tyre diskutimet rreth Islamit kanë ardhur duke u intensifikuar si dhe njohja gjithashtu, derisa më në fund, familja Novakoviç ka vendosur që të vijë në Novi Pazar dhe të formalizojë konvertimin e tyre në Islam. I kemi pyetur nëse duan ta bëjnë këtë publikisht, dhe ata kanë deklaruar se nuk ndihen të turpëruar të bëjnë këtë dhe që kjo duhet të jetë publike. Edina menjëherë ka vënë hixhabin, duke e përjetuar atë si diçka të madhe në jetë”, shpjegon kleriku.

Kur u pyet se a do kishte reagime për shkak të vendimit të tyre dhe mjedisit ku jetojnë, Crnovrsanin tha se pa dyshim që kjo do të ndodhë.

“Patjetër që do të ketë, por ata kanë zgjedhur besimin e vërtetë”, shton ai.

Crnovrsanin thotë se çdo vit shënohen raste të konvertimit në Islam nga ana e serbëve.

“Vitin e kaluar kishim Branko Latasin, një ish- futbolli i cili e ka përqafuar Islamin dhe tani quhet Omer”, thotë kryeimami i Novi Pazarit. /tesheshi.com/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori