Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, se nga 25 janar 2018, ka filluar me masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Me shkyçje po përballet secili konsumatorë që ka dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Brenda katër muajve, janë realizuar mbi 700 shkyçje nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, janë vizituar mbi tre mijë konsumatorë borxhlinj dhe janë dërguar te përmbaruesit privat rreth 1,200 lëndë të konsumatorëve që nuk janë të rregullt ndaj shërbimeve të ujësjellësit. Veç në muajin prill 2018 janë shkyçë 170 konsumatorë. Në shkyçje janë të përfshira tetë komunat në të cilat operon KRU “Prishtina”.

Aksioni do të vazhdojë deri në fund të vitit 2018.

Borxhi total i konsumatorëve ndaj KRU “Prishtina” është rreth 50 milionë euro.

Në fund, KRU “Prishtina” fton konsumatorët që t’u përgjigjen pozitivisht të gjitha obligimeve financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, në mënyrë që të evitojnë shkyçjen nga shërbimet; të gjithë konsumatorëve që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, u bëjmë thirrje që të respektojnë në përpikëri kontratat për riprogramimin e borxhit, gjithnjë duke paguar këstet e përcaktuara sipas kontratës së nënshkruar nga të dyja palët; dhe duke filluar nga data 1 shkurt 2018, të gjithë konsumatorët që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe nuk iu janë përmbajtur Kontratës për pagesën me këste të borxhit të riprogramuar, do të iu rikthehet borxhi i falur, bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike. /Telegrafi/