LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Prishtina’ porosit konsumatorët për shpenzim racional të ujit të pijshëm dhe pagesën e faturave

KRU ‘Prishtina’ porosit konsumatorët për shpenzim racional të ujit të pijshëm dhe pagesën e faturave

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Ilir Abdullahu dhe bordi i kësaj kompania gjatë vizitës së fabrikës për trajtimin e ujit në Shkabaj, porositën konsumatorët që të bëhet shpenzimi racional i ujit të pijshëm.

Gjithashtu, ata thanë se konsumatorët duhet të paguajnë rregullisht faturat e ujësjellësit dhe kanalizimit.


Sipas njoftimit të kompanisë, ata u njoftuan më për së afërmi me fabrikën, gjendjen e përgjithshme të infrastrukturës aktuale të rrjetit të ujësjellësit, ujërave të zeza, furnizimin e qëndrueshëm me ujë të pijshëm për komunat në të cilat ofrojmë shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit, bashkërendimin e investimeve, projektet specifike zhvillimore, sfidat dhe vështirësitë me të cilat po përballet KRU “Prishtina”.

“Ata u zotuan se me të gjitha kapacitetet e tyre profesionale do të jenë mbështetësit kryesorë në realizimin e objektivave të kompanisë, që ndërlidhen direkt me përmirësimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve, filluar nga furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerë dhe cilësia e ujit bazuar në standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kyçja e vendbanimeve të reja në sistem ujësjellësi dhe kanalizimi, mënyra të lehta procesuese në pagesat e shërbimeve, intervenime të shpejta në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, vendosje e infrastrukturës së re të ujësjellësit, etj”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Abdullahu: Borxhi ndaj ujësjellësit arrin në 40 milionë euro, mbledhja e tyre do të bëhet me përmbarues privat
Lexo po ashtu Abdullahu: Borxhi ndaj ujësjellësit arrin në 40 milionë euro, mbledhja e tyre do të bëhet me përmbarues privat

Abdullahu në një intervistë për Telegrafin ka thënë se borxhi i konsumatorëve që nga paslufta ka arritur në 40 milionë euro dhe se borxhi do të mblidhet me përmbarues privat. /Telegrafi/