LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Prishtina’ njofton se nis shkyçjen e konsumatorëve biznesor që kanë borxhe mbi 1,000 euro

KRU ‘Prishtina’ njofton se nis shkyçjen e konsumatorëve biznesor që kanë borxhe mbi 1,000 euro
Foto: Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se nga dita e mërkurë do të nis shkyçjen e të gjithë konsumatorëve biznisor që kanë borxhe mbi 1,000 euro.

Sipas KRU-së, shkyçjet realizohen me asistencën e Policisë së Kosovës.


“Njoftojmë se nga dita e nesërme, 16 nëntor 2022, do të shkyçen të gjithë konsumatorët/kategoria e konsumatorëve komercial/bizneset që kanë borxhe për shërbime të ujit nga 1,000 – 5,000 euro. Shkyçja nga shërbimet e ujit realizohet pas shumë vërejtjeve të dërguara. Shkyçjet realizohen me asistencën e Policisë së Kosovës”, njofton kompania. /Telegrafi/