LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Prishtina’ njofton se nga ora 22:00 ndërprehet furnizimi me ujë për zonat e Badocit

KRU ‘Prishtina’ njofton se nga ora 22:00 ndërprehet furnizimi me ujë për zonat e Badocit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sonte nga ora 22:00 do të ndërpresë furnizimin e me ujë për të gjithë konsumatorët që furnizohen nga liqeni i Badocit.

Sipas kompanisë, ndërprerja e furnizimit me ujë të pijes do të zgjasë tri orë dhe ajo do të bëhet për shkak të shpëlarjes së gypit të çelikut nga Badoci.


“Arsyeja e realizimit të kësaj shpëlarjeje është si shkak i shqetësimit dhe analizave të ujit pas punimeve teknike që janë realizuar para dy ditësh. Me qëllim që të sigurohemi rreth cilësisë së ujit, në bashkërendim me IKSHPK-në do të bëhen ndërhyrjet sipas rekomandimeve të ekspertëve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/