eksperti-banner

Peja Outdoor Festival nis sot programin e tij me aktivitete të ndryshme në hapësirat publike të qytetit, duke sjellë një ditë të dedikuar sportit, mjedisit dhe atmosferës festive.

Sipas organizatorëve, aktiviteti i parë fillon në orën 15:00 me mbjelljen e drunjve në qytet, si pjesë e nismave për promovimin e kujdesit ndaj mjedisit dhe hapësirave të gjelbra.


Më pas, programi vazhdon me vrapimin rekreativ përgjatë lumit Lumbardh, ku qytetarë dhe pjesëmarrës pritet të bashkohen në një aktivitet sportiv dhe komunitar.

Dita përmbyllet me hapjen zyrtare të festivalit në orën 20:30, ku pritet një program festiv dhe pjesëmarrje e gjerë e qytetarëve dhe vizitorëve.

Organizatorët kanë ftuar qytetarët që të marrin pjesë në aktivitetet e ditës, duke theksuar se festivali synon të sjellë energji, aventurë dhe atmosferë të gjallë në qytet gjatë gjithë fundjavës. /Telegrafi/