Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” Sh.A – Njësia Operative Kamenicë, ka publikuar planin e reduktimeve të furnizimit me ujë për qytetin e Kamenicës për periudhën 16–31 tetor 2025.

Sipas njoftimit, ndërprerja e furnizimit do të ndodhë në Lagjen Malesia (pjesa që furnizohet nga Stacioni i Pompimit Nr.3, pranë varrezave të Dëshmorëve), përcjell Telegrafi.




Kjo masë është e domosdoshme për mbushjen e rezervuarit dhe për sigurimin e furnizimit të barabartë për të gjithë zonën e shërbimit.

Orari i ndërprerjeve mund të ndryshojë në varësi të sasive të ujit të prodhuara.

Bashkëngjitur njoftimit gjendet edhe Plani i Reduktimeve të Ujit për qytetin e Kamenicës, që do të jetë në fuqi gjatë periudhës së specifikuar.

Departamenti Teknik i KRU “Hidromorava” Sh.A fton banorët të jenë të kujdesshëm dhe të përdorin ujin me kursim gjatë periudhës së reduktimeve. /Telegrafi/