LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Gjakova’: Shpërndarja e Coronavirusit nuk ndikon në cilësinë e ujit

KRU ‘Gjakova’: Shpërndarja e Coronavirusit nuk ndikon në cilësinë e ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” njofton të gjithë konsumatorët se ka ndërmarrë të gjitha preventivat për të punuar normalisht ndonëse me staf të reduktuar dhe duke zbatuar vendimet e Qeverisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet se shpërndarja e Coronavirusit nuk ndikon në cilësinë e ujit kundrejt dezinformatave të pabaza që shpërndahen duke sjellë panik te qytetarët.


Impianti i prodhimit të ujit dhe analizat laboratorike do të jenë në funksion maksimal andaj nuk ka vend për shqetësim.

Kompania gjithashtu njofton se janë duke vazhduar punën ekipet e lexuesve në terren duke bërë leximin e rregullt të ujëmatësve, ndërkohë që konsumatorët mund të kryejnë pagesat tek arkat mobile, gjë e cila vlen për gjithë zonën operative Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.

Po ashtu konsumatorët mund të drejtohen edhe në drejtorinë kryesore në Gjakove për çfarëdo lloj shërbimi qe iu nevojitet. /Telegrafi/