Ka shumë vjet që Lista Serbe nuk përfaqëson interesat e qytetarëve serbë të Kosovës, thotë analisti Branisllav Krstiq.
Krstiq në një deklaratë për KosovaPress thekson se kjo parti punon vetëm për interesa vetanake dhe njëkohësisht është instrument i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Ne kemi eksperiencë, në 12 vjetët e fundit Lista Serbe ka pasur 10 deputetë në Parlamentin e shtetit të Kosovës, por më duket gjithsej tri herë kanë dalë dhe kanë folur me kolegët e tyre në parlament. Ata me vite nuk mbështesin interesat e komunitetit të tyre. Ata janë një lloj i makiavelistëve që punojnë vetëm për interesat e tyre dhe janë një instrument i regjimit të Aleksandar Vuçiq”, thotë Krstiq.
Krstiq thekson se zgjedhjet e 9 shkurtit ishin një befasi, sipas tij, për shkak të pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve – më pak se 50 për qind, dhe për këtë thotë se një prej shkaqeve ishte gjuha fyese e përdorur gjatë fushatës.
Në lidhje me problemet e Komisionit Qendror Zgjedhor, ai thotë se ky institucion ka dështuar në këto zgjedhje, sidomos në veri.
Ai kritikon pushtetin për “politizim brenda këtij institucioni”.
“Dita e zgjedhjeve ka qenë befasi për secilin qytetar të shtetit të Kosovës, sepse kemi me vite të tëra dalje më pak se 50 për qind të qytetarëve në zgjedhje. Kurrë nuk e kemi pasur një fushatë me gjuhë aq të ndyrë dhe të pistë dhe kjo është njëra prej arsyeve.
Pushteti aktual, dhe më duket se suksesi i tij më i madh është se ka arritur ta ndajë stafin e KQZ-së brenda institucionit, që është alarmante për secilin qytetar. E kemi ndarë në mënyrë politike, ata që nuk janë me ne, janë kundër nesh dhe brenda KQZ-së shihet se nuk ekziston lidhja dhe bashkëpunimi serioz brenda vetë institucionit.
Kemi shembullin e veriut të vendit, paramendoni në komunën e Zubin Potokut dy herë brenda ditës, vendvotimet kanë qenë pa fletëvotime, që është e papranueshme. Në Leposaviq kemi pasur disa ankesa për manipulime me material zgjedhor, disa persona janë shoqëruar në polici për të sqaruar çka ka ndodhur atje. Po ashtu ka pasur obstruksion nga ana e Prishtinës, sepse 24 orë kemi pritur rezultatet për Mitrovicën Veriore. Ka dështuar seriozisht në veriun e vendit (KQZ). Kemi organizuar një proces pa përgatitje serioze, kanë dërguar komisionarë në qendra të votimeve me një orë vonesë në Leposaviq”, thotë Krstiq.
Ai vlerëson se opozita ka përfituar nga këto zgjedhje dhe sipas tij kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje – partisë fituese të zgjedhjeve, Albin Kurti, nuk do të arrijë ta formojë qeverinë, por “do të përpiqet të blejë kohë në mënyrë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare kah fundi i këtij viti”.
“Unë besoj se do të kemi një krizë politike shumë serioze. Nuk jam i sigurt se Kurti do ta formojë qeverinë, do të blejë kohë për t’i bashkuar zgjedhjet parlamentare dhe lokale, opozita do të insistojë, sepse opozita së bashku ka përfituar nga këto zgjedhje. Nuk do të kemi trazira serioze, nuk do të kemi situata të incidenteve nëpër rrugë, por do të kemi një qeveri e cila nuk do të jetë stabile”, thotë Krstiq.
Serbët e Kosovës ishin pjesë e zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në mesin e subjekteve politike serbe prin Lista Serbe me 4.5 për qind.
Në vendin e dytë renditet “Liria, Drejtësia dhe Mbijetesa” me 0.47 për qind, pasuar nga Partia e Re Demokratike me 0.43, Demokracia Serbe 0.30, Lëvizja Kombëtare Serbe 0.21 dhe Partia e Serbëve të Kosovës me 0.05 për qind. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vuçiqit i ‘dhemb’ aleanca Kosovë – Shqipëri – Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Maliqi: PDK dhe LDK po ia lënë njëra-tjetrës fajin për koalicion të mundshëm me Kurtin

“Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë”, Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn