LAJMI I FUNDIT:

KRRSKRr: Si pasojë e vozitjes së shpejtë, vjet kanë humbur jetën 72 persona në Maqedoni

KRRSKRr: Si pasojë e vozitjes së shpejtë, vjet kanë humbur jetën 72 persona në Maqedoni
Foto: Ilustrim

“Vozitja e shpejtë dhe e papërgjegjshme në komunikacion edhe më tej mbetet arsyeja kryesore për nxitjen e aksidenteve me pasoja fatale”, njofton Këshilli Republikan për Sigurinë e Komunikacionit të Rrugëve (KRSKRr).

Në situata të caktuara, siç kumtoi KRSKRr-ja, zvogëlimi i shpejtësisë vetëm për 5 kilometra në orë mund të jetë decizive për aksidentin e caktuar që ka mundësi të ndodhë, dhe se a do të jenë pasojat e aksidentit fatale apo jo.

Në aksidente vjet në Maqedoni kanë humbur jetën 155 persona, ndërsa nga to, thuajse gjysma, apo 72 persona, kanë humbur jetën si pasojë e vozitjes së shpejtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas hulumtimeve të KRSKRr, në Republikën e Maqedonisë, më shumë se 80% e vozitësve të anketuar kanë deklaruar se ndonjëherë kanë shkelur rregullat e tejkalimit të shpejtësisë që tregon për seriozitetin e problemit.

“Shpejtësia është faktor kriteri tek të gjitha aksidentet në komunikacion. Vozitja është e pa parashikuar dhe nëse ndodh diçka që nuk mund ta parashikoni, shpejtësia është faktori kryesor që do jetë vendimtar se a do të frenoni me automjetin në kohë”, theksojnë nga KRSKRr-ja.

Ata shtojnë se me zvogëlimin e shpejtësisë në autostradë 120 deri në 110 kilometra në orë, mund të sjell ulje të shpenzimeve të naftës tek automjetet bashkëkohore prej 12 deri në 18%, nëse limiti i shpejtësisë respektohet 100%.

“Për siguri më të madhe, për numër më të vogël të viktimave tek aksidentet rrugore, për mobiliet më të mirë, për shpenzimin e naftës dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor – zvogëloje shpejtësinë dhe respektoi rregullat e shpejtësisë”, rekomandojnë nga KRSKRr-ja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori