LAJMI I FUNDIT:

KRRE javën e ardhshme do të sjellë vendim për çmimin e energjisë elektrike në Maqedoni

KRRE javën e ardhshme do të sjellë vendim për çmimin e energjisë elektrike në Maqedoni

Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE) javën e ardhshme ta sjellë vendimin për çmimin e energjisë elektrike në tregun e rregullt, që do të vlejë prej 1 janarit deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. SHA EMV dje dhe pardje i parashtroi ofertat e tenderëve për çmimin e energjisë elektrike pas të cilave “EVN Elektrodistribuimi” do t’i mbulojë humbjet në sistemin distributiv dhe për çmimin për “EVN Home” për furnizim të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, ndërsa të hënën duhet ta parashtrojë ofertën për çmimin për mbulim të humbjeve në sistemin bartës të MEPSO-s.

EMV dje ofroi 56, në vend të 46 eurove të deritanishme për megavat orë për furnizim të energjisë elektrike për tregun e rregullt në thirrjen e “EVN Home”, ndërsa pardje 110 euro për megavat orë, në vend të shumës së deritanishme prej 143 euro në thirrjen për furnizim të energjisë elektrike për nevojat e humbjeve teknike në sistemin e “EVN Elektrodistribuimi”.


EMV brenda ditës siguron rreth 10.000 megavat orë energji elektrike për nevojat e “EVN Home”, 4.500 megavat orë për nevojat e “EVN Elekstrodistribuimit”, 350 deri 400 megavat për nevojat e MEPSO-s dhe rreth 500 megavat përmes “EMV Shitja” për shkollat, ndërmarrjet e ujësjellësit dhe industrinë ushqimore.

Ndërkohë përgjegjësit thonë se angazhimi i Qeverisë është të mos ketë rritje të konsiderueshme të çmimeve të energjisë elektrike pas 1 janarit të vitit të ardhshëm, edhe pse tenderi i shtrenjtimeve të energjensëve për prodhim të energjisë elektrike dhe rritja e çmimeve të bursës tregojnë se duhet të ketë rritje më të madhe të çmimeve.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi porositë se “nuk do të realizohen paralajmërimet de pritjet e të ashtuquajturve ekspertë energjetik në shtetin tonë” dhe nuk do të ndodhë rritje e tillë e çmimit të energjisë elektrike, madje ndoshta në raste të caktuara do të ketë edhe ulje të çmimit të saj me qëllim që t’u dilet në ndihmë qytetarëve dhe konsumatorëve të vegjël.

Drejtori i përgjithshëm i MEPSO-s, Vasko Kovaçevski thotë se e tërë ajo që po e bëjnë në këtë periudhë është që të mos ketë rritje të çmimeve, madje, siç thotë, është e mundur të ketë edhe ulje të caktuar të çmimit për bllokun e parë dhe të dytë në të cilët hyjnë qytetarët të cilët kursejnë dhe shpenzojnë më pak energji, si dhe qytetarët të cilët kanë të ardhura më të vogla dhe jetojnë në objekte më të vogla dhe ata me të ardhura më të ulëta.

Ai thekson se duhet të bëhet një lloj baraspeshe në mënyrë që të ketë, siç tha, drejtësi sociale dhe ata të cilët kanë fatura më të ulëta të paguajnë më pak, ndërsa ata të cilët i lejojnë vetes konsum më të madh të energjisë elektrike të paguajnë më shumë.

Konsideroj, shton ai, se tek ata do të ketë ulje të konsiderueshme të çmimit të energjisë elektrike.

Pritet nga e marta, e deri në fund të javës së ardhshme KRRE ta sjellë vendimi për çmimin e energjisë elektrike që do të vlejë prej 1 janarit të vitit të ardhshëm në mënyrë që me kohë EVN t’i përgatisë softuerët. Tani për tani dihet se pas 1 janarit do të rritet TVSH-ja për energjinë e shpenzuar elektrike nga 5 të tanishmet, në 10 për qind, por megjithatë do të mbetet me shkallë të autorizuar deri në korrik të vitit të ardhshëm, kur në pajtim me vendimin e Qeverisë duhet të kthehet në të zakonshmet – 18 për qind.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori