LAJMI I FUNDIT:

Kroketa me patëllxhanë

Kroketa me patëllxhanë

Për 6 persona

Materialet:


* 1 kg. patëllxhan
* 2 patate me madhësi të mesme
* 1 filxhan djathë i bardhë i grirë
* 1/2 filxhan djathë kaçkavall i grirë
* 2 filxhanë galeta
* 2 lugë gjelle majdanoz i prerë hollë 4 vezë
* 2 filxhanë vaj gjelle, kripë dhe piper

Përgatitja:

Në një tepsi shtroni patatet e paqëruara dhe gjysmën e sasisë së patëllxhanëve. I vini në furrë në temperaturë të lartë që të piqen.

Menjëherë më pas, sapo të jenë ftohur, në një enë grini tulin e patateve, të patëllxhanëve, majdanozin, djathërat dhe të kuqet e vezëve.

I përzieni të gjitha këto deri sa të krijohet një masë e fortë dhe e vendosni në frigorifer për t’u ftohur. Skuqni patëllxhanët e mbetur (të prera në feta të holla) dhe i mbushni me masën që keni vënë në frigorifer.

Veproni kështu: vendosni mbushjen e nevojshme në anë të fetës dhe i mbështillni në formë të rrumbullakët. I zhysni ato në vezët e rrahura dhe më pas i kaloni nëpër galetë që të bëhen krokante.

I skuqni në vaj të nxehtë. /Telegrafi/