Kroacia falënderon Kosovën për solidaritetin e treguar pas tërmetit

Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barrisic përmes një postimi në Twitter ka falënderuar popullin dhe Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e ofruar pas tërmetit që goditi vendin e saj.
“Faleminderit ministrja Meliza Haradinaj, faleminderit Kabinetit qeveritar dhe popullit të Kosovës”, ka shkruar Danijela Barrisic.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë 100 mijë euro ndihmë për Kroacinë, pas tërmetit të fuqishëm që goditi këtë vend dy ditë më parë.
Kërkesën për ndihmë ndaj shtetit mik e kishte bërë Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
31/12/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































