LAJMI I FUNDIT:

Kriza për bukë në një pikë kritike, për tu ushqyer grabiten edhe kafshët nga Kopshti Zoologjik!? (Video)

Kriza për bukë në një pikë kritike, për tu ushqyer grabiten edhe kafshët nga Kopshti Zoologjik!? (Video)

Kriza e bukës në Venezuelë ka mbërritur në një pikë të tillë kritike, sa autoritetet mendojnë që grabitja e disa kafshëve nga një Kopsht Zoologjik në perëndim të vendit është bërë për therjen dhe ngrënien e tyre.

Shkurtimi i racioneve të ushqimit në vend tashmë është kronik.


“Efektivë të policisë kombëtare po kryejnë verifikime në Kopshtin Zoologjik ku janë vjedhur dy kafshë. Ne mendojmë se ato janë grabitur për t’u ngrënë”, tha Luis Morales, koordinator sigurie.

Kolapsi kaotik i modelit ekonomik socialist në Venezuelë ka gjeneruar një mangësi akute të artikujve ushqimorë në tregje, që ka detyruar me mijëra vetë të kërkojnë ushqim ku të munden, duke mos përjashtuar as koshat e mbeturinave.

Presidenti Nicolas Maduro fajëson protestat e opozitës për situatën e krijuar, me pretendimin se ngërçi buron nga bllokimi i rrugëve e autostradave, ndërsa gishtin e fajit e drejton edhe nga ajo që e konsideron si luftë ekonomike të ndërmarrë prej kundërshtarëve të tij, me ndihmën e Uashingtonit.

Drejtuesi i Kopshtit Zoologjik të kthyer në skenën e vjedhjeve të bujshme, Leonardo Nunez kujton megjithatë se grabitjet e javëve të fundit kanë prekur 10 specie të ndryshme, përfshirë një buall të bërë copash, gjë që e shtyn të besojë se e gjithë kjo lojë është orkestruar nga trafikantë, që synojnë t’i marrin kafshët e t’i shesin.

Mes gjitarëve të grabitur janë edhe dy tapirë, një specie kjo e rrezikuar nga zhdukja. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB

SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB

Amerika
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Kalo në kategori