Nga: Constanze Stelzenmüller / The Financial Times
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
E pasur, neutrale, prej vargmaleve të thepisura malore është e mbrojtur nga fqinjët agresivë ose të pangopur: Zvicra është vendi që disa gjermanë dëshirojnë ta kenë. Marrëdhëniet midis Bernës dhe Berlinit kanë tendencën të zhvillohen pa probleme. Por, pushtimi rus i Ukrainës po çon dridhma përçarjesh politike në gjithë kontinentin evropian, dhe ato nuk ndalen në Alpe.
“Zvicra si problem”, ishte titulli i një shkrimi të kohëve të fundit, botuar në gazetën lidere konservatore gjermane, që nuk merret shumë me hiperbolizime. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, ia shkruar ca letra të zemëruara homologes së saj në Bernë, në lidhje me më shumë municione për topat e mbrojtjes ajrore “Gepard”, që Berlini ia ka dërguar Kievit. Sulmet e fundit raketore të Rusisë ndaj objektivave anembanë Ukrainës, shtojnë urgjencën për këtë apel.
12 mijë municionet 35 milimetërshe në fjalë, janë prodhuar në Zvicër, shtet ky që ka të drejtën e vetos për rishitjen ose dhurimin e tyre. Berna ka refuzuar zyrtarisht dy kërkesat nga Berlini, për të lejuar rieksportin në Kiev – dhe, në të vërtetë, duart e saj janë të lidhura nga rregullat e saj të rrepta ligjore për eksportet e armatimeve.
Mosmarrëveshja ka përkeqësuar debatin në Zvicër, rreth qëndrueshmërisë dhe vlerës së traditës së saj të shenjtë të neutralitetit, në një kohë kur lufta është kthyer në Evropë. Në të kaluarën, ky parim është interpretuar me një dozë pragmatizmi: nuk e ka ndaluar Bernën të dërgojë ushtarë në misionet ushtarake të BE-së dhe as forcat e saj të armatosura që të punojnë me NATO-n. Por, ajo nuk do të bashkohet me asnjë aleancë ushtarake; ndaloi një marrëveshje kornizë me BE-në në vitin 2021 dhe ka refuzuar të lejojë aeroplanët e NATO-s që të fluturojnë të armatosur nëpër hapësirën ajrore zvicerane.
Për të qenë të drejtë, zviceranët pa mëdyshje kanë dënuar agresionin e Kremlinit, kanë pranuar refugjatët ukrainas dhe kanë zbatuar pothuajse të gjitha sanksionet e BE-së kundër Moskës, përfshirë këtu ngrirjen e aseteve kundër qindra individëve të lidhur me Vladimir Putinin, shumë prej të cilëve kanë llogari bankare në Zvicër (shuma e vlerësuar është të paktën 100 miliardë dollarë). Dhe, më e rëndësishmja, tregtimi i mallrave ruse është frenuar – 80 për qind e naftës ruse, para luftës tregtohej në Gjenevë.
Për Partinë Popullore Zvicerane (SVP), që është populiste dhe izolacioniste, kjo tashmë është mallkim. Udhëheqësi i saj, Christoph Blocher, ka akuzuar vendin për “ndihmën që jep në vdekjen e ushtarëve të rinj rusë”.
Të tjerët kërkojnë ndryshim shumë më të madh. Kreu i Partisë Liberale, Thierry Burkart, dëshiron që Zvicra të anojë në partneritet me NATO-n; krerët e socialdemokratëve kërkojnë më shumë bashkëpunim me BE-në. Gerhard Pfister, kreu i Partisë Mitte (të Qendrës), ka kërkuar që ligji zviceran të ndryshohet, për të lejuar Gjermaninë që të dërgojë municione në Ukrainë – sepse, tha ai, “ne gjithashtu po mbrohemi në Kiev”. Në fund të tetorit, qeveria e alarmuar zvicerane u përpoq të shuante këto argumente me një raport prej 38 faqeve për status quo-në.
Ndërkohë, edhe vendet tjera neutrale në mënyrë diskrete kanë rishqyrtuar marrëdhëniet me NATO-n, veçanërisht duke pasur parasysh vendimet nga Finlanda dhe Suedia – pas pushtimit të Ukrainës – për të aplikuar për anëtarësim. Austria, ashtu si Zvicra, preferon të ruajë parimet e veta duke qenë shumë fleksibile në praktikë. Megjithatë, një letër e hapur e nënshkruar prej më shumë se 50 intelektualëve publikë, e quajti këtë parim “jo vetëm të paqëndrueshëm, por të rrezikshëm për vendin tonë”.
Ministri i Jashtëm dhe i Mbrojtjes i Irlandës, Simon Coveney, ka bërë thirrje për një “rishikim themelor” të qëndrimit të sigurisë së Dublinit – rishikimi i mbrojtjes së qeverisë gjeti se “i mungon aftësia e besueshme ushtarake për të mbrojtur Irlandën”. Por, shtoi se Irlanda nuk ka gjasa të bashkohet me NATO-n, “së shpejti”.
Berna, Vjena dhe Dublini janë larg luftimeve në Ukrainë. Megjithatë, po garojnë për të rritur buxhetet e tyre të mbrojtjes (nga më pak se një për qind, në më shumë se një për qind të PBB-së deri në fund të dekadës). Por, a do të mjaftojë kjo? Të tri shtetet janë thellësisht të integruara në rrjetet globale të tregtisë dhe financave dhe janë të ndjeshme ndaj shtrëngimeve ekonomike.
Moska po i shikon nga afër këto debate të brendshme. Në maj, një zëdhënës i ambasadës ruse në Bernë tha se Kremlini “nuk do të jetë në gjendje të injorojë” heqjen dorë nga neutraliteti zviceran. Javën e kaluar, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, e quajti diskutimin në Irlandë si “të palogjikshëm … dhe jokonstruktiv”. Ajo shtoi, në mënyrën ogurzezë: “Siç tregon përvoja historike, humbja e të drejtave sovrane të dikujt nuk parashikon asnjë gjë të mirë”.
Qëllimi i saj përshtatet me përpjekjet aktuale të Putinit për të zhdukur shtetin e pavarur të Ukrainës. Shtetet neutrale të Evropës mund të kenë vlerësojnë nëse sovraniteti nuk mbrohet më mirë përmes një aleance. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën