LAJMI I FUNDIT:

Firmosen katër marrëveshje në Beograd, Rama: BE të mbështesë Ballkanin për përballimin e krizës energjetike

Firmosen katër marrëveshje në Beograd, Rama: BE të mbështesë Ballkanin për përballimin e krizës energjetike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka bërë thirrje sot Bashkimit Evropian që mos të bëjë të njëjtin gabim si në fillimin e pandemisë Covid-19 dhe të ndihmojë Ballkanin Perëndimor në përballimin e krizës së energjisë.

Në fjalën e tij në Samitin e nismës “Ballkani i Hapur” pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Rama ka paralajmëruar një dimër të vështirë për përballimi i krizës së energjisë.


Ai tha se të tre vendet do të bëjnë gati një kërkesë zyrtare drejtuar BE-së për të ndihmuar këto vende gjatë krizës energjetike.

Rama tha se Evropa po paraqet plane strikte për të përballuar krizën energjetike, siç është fikja e dritave pas orës 22:00.

Rama fton Turqinë, Greqinë, Italinë dhe Hungarinë në nismën “Ballkani i Hapur”
Lexo po ashtu Rama fton Turqinë, Greqinë, Italinë dhe Hungarinë në nismën “Ballkani i Hapur”

Ndërkohë, katër marrëveshje u firmosën sot në samitin e “Ballkanit të Hapur” që po mbahet në Beograd: Marrëveshja e sigurisë ushqimore, memorandumi i mirëkuptimit në fushën e kinematografisë për Ballkanin Perëndimor, marrëvedhja për bashkëpunimin në fushën ë bashkëpunimit të minierave dhe energjisë, dhe plani operativ në fushën e emergjencave civile.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha gjithashtu se Ballkani për Evropën ka të njëjtën rëndësi si Europa për Ballkanin.

Rama falënderon Vuçiqin për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Një zgjidhje e Ballkanit të Hapur
Lexo po ashtu Rama falënderon Vuçiqin për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Një zgjidhje e Ballkanit të Hapur

“Të afrojmë sa më shumë njerëzit me njëri tjetrin, të kuptojmë sa më mirë njëri tjetrin, të krijojmë mundësi për t’u futur në këpucët e njëri tjetrit siç do thoshte ambasadori Chris Hill (ambasador i SHBA-së në Serbi) dhe gjërat që kemi për të zgjidhur t’i zgjidhim me durim, me mirëkuptim për të harruar se kemi kaq shumë gjëra për të cilat mund dhe duhet të bashkëpunojmë,” u shpreh Rama, ndërsa ritheksoi edhe njëherë fjalët e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili tha se ky ka gjasa të jetë dimri më i vështirë dhe qëllimi është mbështetja e qytetarëve. /Telegrafi/