LAJMI I FUNDIT:

Kritikohet qasja e Edi Ramës ndaj Kosovës

Kritikohet qasja e Edi Ramës ndaj Kosovës

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka komentuar qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, karshi Kosovës dhe iniciativës “Open Ballkan”.

Sherifi tha se debatet janë të shëndetshme, por që Edi Rama në postimin e tij të fundit ka përdorur ironi.

“Debatet janë të shëndetshme, kur ato nuk bëhen në pozicione për interesa të ndryshme. Kam shumë vërejtje sa i përket iniciativës Open Ballkan. Serbia po vazhdon të luftojë Kosovën, me mjete diplomatike e natyra të ndryshme. Kurse, në postimin e Edi Ramës ka mllef, revoltë, më shumë sesa arrogancë. Është reaksion pas sulmeve të vazhdueshme ndaj Edi Ramës, aq sa kemi pas ne të drejtë të mos bëhemi pjesë e iniciativës, ashtu shtetet tjera kanë të drejtë të marrin vendime për vete”, deklaroi ai në Debat Plus të RTV Dukagjini.

Kurse, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, pohoi se deklaratat e Edi Ramës nuk ia zbehin asnjëherë dëshirën për bashkim kombëtar.

“Debati midis dy kryeministrave, Albin Kurti dhe Edi Rama kanë mundësi të koordinohen dhe të shkojnë në frymën e kërkesave të popullit shqiptar. Ka mundësi të rritet vullneti i dy qeverive për bashkëpunim. Kam rezerva sa i përket Ballkanit të hapur, pasi Kosova ka ende sfida. Asnjë kryeministër shqiptar nuk mund të vendosin për Kosovën. Kërkesat e Tiranës duhet të jenë në funksion të institucioneve të Kosovës. Mund të ketë koordinim më të mirë mes Kosovës dhe Shqipërisë”, pohoi ai.

Ndryshe, Rama sot ka thënë se Ballkani i hapur është rruga e së ardhmes për kombin shqiptar, duke shtuar se është mundësi e re që Serbia ta njoh Kosovën.

“Së dyti, Ballkani i Hapur është jo vetëm rruga e të ardhmes për prosperitetin e kombit shqiptar, si komb europian që përkatësinë e vet e ka në Europën e Bashkuar, por është edhe një mundësi e re dhe e madhe më shumë, në rrugën drejt njohjes së Kosovës nga Serbia; sa për një nga shumë shembuj të dobisë së madhe të Ballkanit të Hapur, kush nuk do që ta kuptojë pse Ballkani i Hapur e heq më në fund kufirin mes Shqipërisë e Kosovës, le të më thotë pse nuk e kanë hequr dot deri më sot, ata që e kanë premtuar me bujë dhe pse nuk e heq dot pa Ballkanin e Hapur atë kufi, asnjë prej atyre të cilëve “nuk u han luli” për aleatët e pazëvendësueshëm strategjikë të Kosovës e të Shqipërisë bashkë, që e mbështesin plotësisht nismën Open Balkan”, kishte thënë Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori