LAJMI I FUNDIT:

Kritikohet BE-ja për mos-liberalizim të vizave për Kosovën

Kritikohet BE-ja për mos-liberalizim të vizave për Kosovën

Bloomberg i ka kushtuar një artikull gjendjes politike në Ballkan e në veçanti vendeve si Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Theks të veçantë i vihet liberalizimit të vizave dhe faktit se si Bashkimi Evropian i kishte vënë kritere të shumta Kosovës për të përmbushur kriteret, e pas përmbushjes së tyre ishte premtuar edhe lëvizja pa viza, transmeton Telegrafi.


Në artikull thuhet se janë duke u zhvilluar edhe protesta antiqeveritare në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë. E raportet mes Serbisë dhe Malit të Zi, i cilëson si më të zbehtat që nga ndarja paqësore mes këtyre dy vendeve që ndodhi në vitin 2006.

Ajo çfarë theksohet më së shumti janë raportet mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe bisedimet në Bruksel, takimi i politikanëve kosovarë dhe atyre serbë në Gjermani, ku u pritën nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron. Bloomberg raporton se si është shtyrë edhe takimi i paraparë të mbahet në Paris.

Në anën tjetër ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, thuhet se u ka bërë thirrjeve zyrtarëve të BE-së që t’i “përmbushin premtimet e tyre” në shkëmbim të reformave që kërkohen nga vendet e Ballkanit.

“I premtuam Kosovës se do të marrin liberalizimin e vizave nëse i përmbushim kushtet – kështu edhe vepruan, dhe një vit më pas ende nuk ka liberalizim”, ka shtuar Zaharieva gjatë një konference të mbajtur në qytetin bullgar Plovdiq gjatë të mërkurës.

“Kur BE-ja nuk i përmbush premtimet e veta, do të humbë besimin” e atyre vendeve”, ka shtuar ministrja bullgare.

Siq raporton Bloomberg, pa një përkushtim dhe mbikëqyrja të rajonit të shkatërruar nga lufta, analistët parashikojnë atmosferë të brishtë në Ballkanin Perëndimor. Kjo rrezikon thellimin e luftës për pushtet në rajon mes Perëndimit, Rusisë, Kinës dhe Lindjes së Mesme.

Timothy Less që është në krye të projektit në Forumin për Gjeopolitika pranë Kolegjit Darwin, në Universitetin e Cambridge, ka deklaruar se “politika rajonale është e trazuar”.

“Shoh më shumë trazira politike gjatë viteve të ardhshme dhe kalim në autoritarizëm kjo për shkak se njerëzit e nervozuar në veçanti klasat rurale dhe ato punëtore po u bëjnë thirrjeve liderëve të tyre të ruajnë rendin dhe sigurinë”, ka shtuar Less. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori