Kritikohet Beyonce për klipin “XO” (Video)

Anija kozmike Challenger eksplodoi vetëm 73 sekonda pas nisjes nga qendra Kennedy, ndërsa humbën jetën të shtatë anëtarët e ekuipazhit.
Sipas ABC News, astronautët e NASA-s, të punësuarit dhe familjet e viktimave janë të zemëruar dhe thonë se shfrytëzimi i këtyre xhirimeve në një këngë pop, paraqet tallje me viktimat dhe rihap dhimbjen.
Ata kërkojnë që të largohen xhirimet nga klipi dhe t’u kërkohet falje familjeve.
Mirëpo, Beyonce ka dhënë këtë deklaratë: “Kënga ‘XO’ është xhiruar me qëllimet më të sinqerta që t’u ndihmojë atyre që kanë humbur personat e dashur” dhe ka shtuar se xhirimi nga aksidenti i anijes kozmike është përfshirë për të nderuar anëtarët e ekuipazhit të Challenger. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































