Në premierën e serialit të ri All’s Fair të Ryan Murphy-t, të mbajtur në Los Angeles, të gjithë sytë ishin të drejtuar nga Kris Jenner, e cila befasoi publikun me pamjen e saj pas një lifting-u fytyre me vlerë 100 mijë dollarë (rreth 86 mijë euro).

Ndërsa Kim Kardashian, 44 vjeçe, u shfaq me një fustan të gjatë e joshës nga Schiaparelli Couture, nëna e saj 69-vjeçare e la disi në hije me një fustan të verdhë të ndezur vintage nga Jean Paul Gaultier.


Pamja e Kris u kompletua me geta dhe taka të zeza, ndërsa fytyra e saj tregonte qartë rezultatin e ndërhyrjes së fundit estetike, shkruan DailyMail.

Kim interpreton një avokate të divorceve në serialin e shumëpritur, ku luajnë edhe emra të njohur si Naomi Watts, Glenn Close, Sarah Paulson, dhe Niecy Nash, përveç një sërë yjesh të ftuar si Brooke Shields dhe Jessica Simpson.

Kjo e fundit tërhoqi gjithashtu vëmendje me një fustan të zi prej PVC-je me një çarje të thellë.

Pasarela e kuqe e ngjarjes u kthye në një garë stili, por këtë herë, ishte Kris Jenner ajo që shkëlqeu më shumë, duke treguar se nuk ka moshë për të qenë në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/