LAJMI I FUNDIT:

Kriptomonedha e Facebookut, Libra duket se kurrë nuk do të dalë në treg

Kriptomonedha e Facebookut, Libra duket se kurrë nuk do të dalë në treg

Më shumë se dy vjet pas njoftimit të parë, kriptomonedha e sponsorizuar nga Facebook, e njohur më parë si Libra, duket se nuk do të vijë në jetë.

Sipas një raporti të ri të Bloomberg, Shoqata Diem, të cilën e financoi Facebooku për të zhvilluar këtë kriptomonedhë, po shqyrton shitjen e aseteve të saj, pasi hasi në rezistencë të fortë nga rregullatorët që kundërshtuan nismën.

Rezerva Federale e SHBA-së “i dha një goditje përfundimtare” duke ushtruar presion mbi Silvergate, partneri bankar me të cilin Diem formoi një partneritet për të nxjerrë tokenin.

Zëdhënësi i Diem, Michael Cretenden tha për The Verge se historia e Bloombergut përmbante “disa gabime faktike”, por nuk pranoi të komentonte më tej.

Fillimisht, Libra supozohej të ishte një shenjë dixhitale e mbështetur nga një mori monedhash nga e gjithë bota, por rregullatorët e ndaluan shpejt idenë. Kështu u krijua një dizajn i thjeshtuar, i cili lidh tokenin e riemërtuar Diem me dollarin amerikan. Është e qartë se kjo ide nuk ishte mjaft e mirë. Ka pasur indikacione të tjera kohët e fundit se Diem mund të mos shohë dritën e ditës.

David Marcus, CEO që fillimisht e propozoi Libran dhe e drejtoi portofolin dixhital të Metas, u largua nga kompania në fund të vitit të kaluar pasi shumica e ekipit themelues braktisën projektin. /Telegrafi/